Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Banka e Shqiperise, gati ndryshimi i normes baze te interesit

Publikuar me : 01.09.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 62 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Banka e Shqipërisë po përgatitet për një rishikim të ri të politikës monetare ç’ka me do të përkthehej me ndërhyrjen në normën bazë të interesit.

Ardian Fullani


Paralajmërimi erdhi dje nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, i cili ndër të tjera parashtroi edhe kushtet e krijuara në tregje që justfikojnë një sipërmarrje të tillë. Tashmë, inflacioni nuk është në nivele kërcënuese, i cili ishte edhe shkaku kryesor i rritjes së normës bazë tw interesit në mars, ndërkohë që nevojitet një stimul më shumë për rritjen e kreditimit. “Në të ardhmen e afërt, tendenca rënëse e inflacionit dhe zhvendosja në kahun rënës e balancës së rreziqeve mund të krijojnë premisa për një rishikim të politikës monetare. Në çdo rast, qëndrimi i ardhshëm i saj do të faktorizojë informacionin e ri të përftuar, duke synuar gjithnjë të përshtatë kushtet monetare me respektimin e objektivave tona”, – do të shpjegonte ai në konferencën e përmuajshme për shtyp pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Fullani paralajmëroi qartë për një rishikim të politikës monetare, ç’ka do të thotë që në javët në vijim, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të ketë në tryezë për diskutim vendimin për rishikimin e normës bazë të interesit. Ndërhyrja pritet të jetë në kahun renës, pra duke e ulur atë, pas rritjes me 0.25 për qind që iu bë në muajin mars. Ulja e normës bazë të interesit përkthehet në lehtësim të interesave të kredive në lekë, ç’ka do të favorizonte ata që kanë preferuar të marrin kredi në monedhën kombëtare. Paralajmërim apo ndërhyrje konkrete? –Kjo mbetet për t’u parë në një periudhë afatshkurtër, fakt është që gjatë muajve të fundit është vërejtur një ulje e niveleve të inflacionit, ndryshe nga muajt e parë të vitit që detyruan Bankën e Shqipërisë ta rriste atë me 0.25 për qind duke e bërë të logjikshme një ndërhyrje tjetër, kësaj radhe në kahun e kundërt. Megjithatë, ka një serë faktorësh të tjerë që do të orientonin BSH-në edhe drejt rritjes së normës bazë tw interesit, siç është rritja e çmimit të karburanteve. Rritja e taksës së karburanteve me 5 lekë litri (6 lekë me TVSH) pritet të ketë një ndikim të ndjeshëm në rishtrenjtimin e çmimeve duke bërë që Banka e Shqipërisë të marrë në konsideratë edhe këtë faktor në vendimin që pritet të marrë në mbledhjet e ardhshme Këshilli Mbikëqyrës.

Inflacioni përgjatë muajit Korrik rezultoi 3.6 për qind duke, shifra më e ulët që prej muajit shkurt 2011 ku shënoi 4.5 për qind. Sipas Fullanit, ulja në këtë muaj erdhi për shkak të futjes në treg të prodhimit vendas. Shtrenjtimi i ushqimeve është përbërësi kryesor në formimin e inflacionit total, duke kontribuuar në masën 60 për qind.

Fullani, për një mandat tjetër

Guvernatori Ardian Fullani kërkon edhe një mandat tjetër në krye të Bankës së Shqipërisë. I pyetur gjatë konferencës së djeshme nëse do të ishte i gatshëm të pranonte propozimin për vazhdimin në krye të Bankës së Shqipërisë, tërthorazi ai la të kuptohej se do të ishte dakord me një rikonfirmim të tij nga ana e Kuvendit. “Çdonjeri ka dëshirë të çojë përpara sfidat e tij. Dëshiroj të përmend një shprehje të madhe të një prej presidentëve amerikan që thotë se nuk ka limit në aktivitetitn e njeriut. E rëndësishme është që, ajo që ai bënë të shihet si kontribut i shtuar, pavarësisht se kujt i shkon benefiti”, – u përgjigj ai. Në fakt, për të ndenjur në krye të BSH-së, Fullani duhet të ketë mirëkuptimin e maxhorancës në Kuvend. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka mandate shtatë vjeçar me të drejtë rizgjedhje.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 31 here.
Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetitMbledhje qeverie Emirjon Senja Vetëm nga paaftësia e organeve të fiskut për të vjelë ndër vite fitimin nga kompanitë sh.a që janë nën varësinë e shtetit, gropa që i është shkaktuar buxhetit vlerësohet në rreth 38 milionë dollarë. Ndërmarrje të mëdha, si Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, Operatori i Sistemit të Transmetimit, ARMO, një kompani celulare, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes etj., i kanë shtetit shqiptar rreth 4.1 miliardë lekë. Ky detyrim,...Lexo te gjithe artikullin »


» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare
» Pronat, kalon ligji Tapi per tokat e ndara me ligjin 7501
» KLSH METE, 1.8 miliarde leke shkelje nga koncesionet
» Ligjet per punetoret vetem ne leter

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit