Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Banka e Shqiperise, miratohen emrat e PD-LSI, mungon Meksi

Publikuar me : 03.11.2011 Ne : Politike - 55 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Emirjon Senja / Denis Dedej

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi dje dy kandidaturat e paraqitura nga PD dhe LSI për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Dhori Kule dhe Ela Golemi. Tashmë e vetmja që mungon në listë është kandidatja socialiste, Ermelinda Meksi. Rasti i Meksit duket se po komplikohet më shumë se sa duhet teksa dy partitë shfaqin hapur mungesën e besimit tek njëra-tjetra.

Ndryshe nga mbledhja e shoqëruar me debate e tri ditëve më parë, kur u shqyrtuan propozimet e qeverisë, ajo e djeshmja ishte më e qetë. Pas pyetjeve, deputetët dhanë qëndrimet e tyre në lidhje me këto kandidatura. Deputetët e të majtës, mbështeten në parim kandidaturën e Dhori Kules, por thanë se do ta japin votën e tyre gjatë votimit në seancë parlamentare.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë përbëhet nga nëntë anëtarë. Nga këta, pesë propozohen nga Këshilli i Ministrave, tre nga Kuvendi dhe njëri nga vetë këshilli. Deri më tani, tre anëtarëve që propozon qeveria i ka mbaruar mandati dhe tri ditë më parë ajo dërgoi emrat e rinj në Kuvend, të cilët ishin Ardian Fullani, Elisabeta Gjoni dhe Petraq Milo.

Gjatë ditës së djeshme, bashkë me Kulen dhe Golemin pritej të dëgjohej edhe propozimi i Partisë Socialiste për anëtare këshilli, deputetja Ermelinda Meksi. Të pyetur në lidhje me arsyen e mungesës së saj, deputetë të majtë konfirmuan se Meksit nuk i është bërë ende dosja gati. Por nga ana tjetër, socialistët kërkojnë garanci për miratimin e kandidaturës së tyre.

Burime pranë deputetes meksi pohuan se ajo nuk do të japë dorëheqjen nga mandati i saj derisa çdo gjë të jetë sqaruar me Partinë Demokratike. Gjatë këtyre ditëve ka pasur diskutime midis anëtarëve socialistë dhe demokratë të Komisionit të Ekonomisë, i cili është përgjegjës për miratimin e kandidaturave për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës. Ndërsa deputetja Meksi nuk ka pranuar akoma që të bëjë një komunikim për mediat mbi kandidimin e saj, duke vlerësuar se çdo gjë është e parakohshme.

Për këtë çështje krahas interesimit të anëtarëve socialist në Komisionin e Ekonomisë janë duke u marrë në mënyrë indirekte kryetari i grupit parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Këta të fundit po zhvillojnë takime të përditshme me përfaqësues të Komisionit të Ekonomisë për të qenë në brendësi të situatës dhe për të diskutuar mbi hapat që do të ndiqen. Formula e propozuara nga mazhoranca është mirëpritur nga opozita, por kjo e fundit kërkon që gjatë procesit të miratimit të kandidaturave të mos përballen me surpriza.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 47 here.
Bashkia e Vlorës ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me Tetra Tech Ard, partner që vë në zbatim projektin për planifikimin dhe qeverisjen vendore, mbështetur nga USAID. Marrëveshja e bashkëpunimit është realizuar mes dy palëve dhe është një projekt 5-vjeçar që do të financohet nga  USAID-i, duke synuar ofrimin e asistencës teknike dhe trajnim për qeverisjen shqiptare dhe institucionet e pushtetit vendore, për çuarjen përpara të procesit të...Lexo te gjithe artikullin »


» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan
» Sekui Reformat ne shendetesi e arsim jane lene jashte vemendjes
» Presidenca e Keshilli te Evropes nga 23 maji kalon ne ‘duart’ e Shqiperise
» Presidenca e Keshilli te Evropes nga 24 maji kalon ne ‘duart’ e Shqiperise

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit