Publikuar me : 07.07.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 174 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Zhan Klaud Triket
Banka Qendrore Evropiane rriti normat e interesit 1.5 perqind nga 1.25 perqind që ishin. Kjo është një përpjekje e BQE-s për të ulur inflacionin në 17 vendet e eurozonës. Kjo rritje ishte e pritshme që para një muaji kur Zhan Klaud Triket bëri një deklaratë për shtyp ku theksoi një alternativ të tillë.
Pamvarësisht problemeve të shumta që po përballojnë vendet e eurozonës, BQE është më shumë e shqetësuar inflacionin në vende siç është Gjermania. Inflacioni në vendet e eurozonës është 2.7 perqind, do të thotë shumë më i lartë se kufiri i BQE nënë 2 perqind.
Roli themelor i bankës është që të mbajë në nivele të ulëta inflacionin, këtë e arrin duke vendosur normat e interesit për 17 vendet që përdorin euron. Sipas analistëve rritja e normave të interesit do të qojë në rritjen e borxheve të marra. Kjo gjë vë në pozita shumë të vështira vende në krizë ekonomike, siç janë Greqia dhe Portugalia.