Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Bankat, kredite e keqija arrijne ne 950 mln dollare

Publikuar me : 13.10.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 98 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Rritja e kredive me probleme është rikthyer me ritme më të shpejta gjatë gushtit, pas një stabilizimi në dukje përgjatë muajit paraardhës. Të dhënat më të fundit nga Shoqata e Bankave raportojnë për një rritje tjetër të madhe të kredive me probleme me një vlerë rreth 25 milionë dollarë vetëm brenda një muaji. Bankat kanë raportuar një nivel prej 17.1 për qind të këtyre kredive në fund të muajit korrik, ndërkohë që në gusht ato kanë arritur në 18 për qind ose rreth 950 milionë dollarë në total.

Kjo rritje, është një ndër më të mëdhatë e shënuara gjatë këtij viti duke rikthyer edhe një herë frikën e përkeqësimit të portofolit të bankave tregtare në vend.

Në raportimet e tyre, bankat i ndajnë kreditë në pesë kategori duke filluar nga kreditë standarde, të cilat janë huatë e shëndetshme dhe përbëjnë një burim të mirë të ardhurash për bankat, e deri tek kreditë e humbura, para të cilat bankat nuk kanë shpresa t’i rimarrin mbrapsht. Nëse shlyerja vijon normalisht, kredia konsiderohet e shëndetshme dhe kategorizohet si standarde. Në rastet kur kredimarrësi shfaq vonesa jo shumë të theksuara në shlyerjen e kredisë, ajo zbret nga kategoria e parë dhe konsiderohet si kredi në ndjekje, e cila gjithashtu nuk përbën problem për bankat dhe cilësohet si kredi e mirë. Problemi për bankat nis kur kredia kategorizohet si kredi nën standard. Që në këtë moment, ajo ka hyrë në kufirin e kredive me probleme dhe raportohet si e tillë. Këto kredi nuk janë të mbuluara mirë me koleteral dhe kredimarrësi nuk ka mundësi të shlyejë në kohë këstet. Kategoria e katërt janë kreditë me dyshim të thellë, ku duke vlerësuar kushtet financiare të kredimarrësit bankat i konsiderojnë thuajse të humbura paratë. Kategoria e pestë janë kreditë e humbura.

Sipas këtij vlerësimi, kreditë me probleme përfshijnë tre kategoritë e fundit e kredive. Pra, për të bërë vlerësimin e kredive me probleme, merren parasysh sasia e kredive nën standard, kreditë në dyshim dhe kreditë e humbura. Të përkthyera në shifra, treguesit e kredive të raportuara nga Shoqata e Bankave për muajin gusht do të përktheheshin në këtë formë: 353.5 miliardë lekë, ose plot 67 për qind e kredive të lëshuara janë kredi të mira, të cilët shlyhen në kohë dhe kanë një ecuri normale, 48.5 miliardë lekë ose 9 për qind e portofolit janë kredi në ndjekje. Edhe këto kategorizohen si kredi që nuk sjellin probleme për bankat. Ndërkohë, rreth 47 miliardë lekë konsiderohen kredi nën standard, 21 miliardë lekë, kredi në dyshim të thellë dhe rreth 28 miliardë lekë janë kredi të humbura. Krahasuar me korrikun, niveli i kredive të humbura është rritur me rreth 9 milionë dollarë, shifra shqetësuese këto krahasuar me ecurinë e deritanishme të ritmeve të rritjes së këtyre kredive.

Krahas kësaj, raportimet e bankave paraqesin edhe një tjetër situatë shqetësuese për muajt në vijim. Gjatë gushtit vërehet një rritje e madhe e kredive që kanë zbritur nga kategoria e dytë në atë të tretë, duke rritur premisat për zbritjen e tyre në kategoritë e mëposhtme dhe rrjedhimisht rritjen e humbjeve për bankat.

 

Portofoli i kredisë

Totali i kredive me probleme deri në fund të gushtit 2011 arriti në rreth 950 milionë dollarë, nga të cilat rreth 270 milionë dollarë konsiderohen të humbura nga bankat. Pjesa tjetër janë kredi standarde që kanë vijueshmëri normale

18 perqind kredi me probleme

82 perqind kredi standarde

Kredi standarde                   353.5 mld lekë

Kredi në ndjekje                  48.5 mld lekë

Kredi nën standard              47 mld lekë

Kredi në dyshim                   21 mld lekë

Kredi të humbura                28 mld lekë

Të tjera                                  33 mld lekë

Totali                                     531 mld lekë

*Bashkë me interesat e përllogaritura

 

 

Ulen fitimet e bankave

Bankat kanë fituar më pak para në aktivitetin e tyre përgjatë muajve të verës dhe kryesisht në muajin gusht. Të dhënat e Shoqatës së Bankave konfirmojnë një ulje të fitimeve përgjatë kësaj periudhe krahasuar me muajt e mëparshëm. Rritja e kredive të humbura, por edhe pengesat e hasura në sekuestrimin e pasurive të kreditorëve që nuk paguajnë janë probleme kryesore për sistemin bankar në vend.

Aktiviteti financiar i bankave, përllogaritet duke u bazuar në normën e kthimit të kapitalit (ROA). Ky tregues përllogaritet duke u bazuar mbi fitimin neto të kompanisë, i vendosur ky në raport me totalin e aseteve. Nga të dhënat mësohet se ky tregues është ulur ndjeshëm krahasuar me muajt e mëparshëm duke pasqyruar edhe uljen e fitimeve të sistemit bankar. Dalja me humbje përgjatë një apo dy periudhave tre mujore nuk konsiderohet tepër problematike nga ekspertët, pasi ecuria në një afat të shkurtër mund të ndikohet nga faktorë të cilat nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me perfomancën e përgjithshme të bankës. Situata bëhet serioze kur performanca negative vijon nga tre mujori në tre mujor në mënyrë të vazhdueshme.

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 31 here.
Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetitMbledhje qeverie Emirjon Senja Vetëm nga paaftësia e organeve të fiskut për të vjelë ndër vite fitimin nga kompanitë sh.a që janë nën varësinë e shtetit, gropa që i është shkaktuar buxhetit vlerësohet në rreth 38 milionë dollarë. Ndërmarrje të mëdha, si Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, Operatori i Sistemit të Transmetimit, ARMO, një kompani celulare, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes etj., i kanë shtetit shqiptar rreth 4.1 miliardë lekë. Ky detyrim,...Lexo te gjithe artikullin »


» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare
» Pronat, kalon ligji Tapi per tokat e ndara me ligjin 7501
» KLSH METE, 1.8 miliarde leke shkelje nga koncesionet
» Ligjet per punetoret vetem ne leter

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit