Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Banoret e Dukatit dhe Orikumit pushtojne bashkine

Publikuar me : 01.10.2010 Ne : Kronike - 120 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

VLORE- Me shume se 100 banore te Dukatit dhe te Orikumit kane pushtuar mengjesin e djeshem bashkine e kesaj qyteze duke protestuar per grabitjen e tokave te tyre. Edhe ne kete rast te skandali tokave shfaqet ne skene emri i mikut te familjes se kryeministrit, Rrahman Selmanllari, i cili eshte ndertuesi ne token ne konflikt. Banoret e Dukatit dhe te Orikumit kane filluar te mblidhen heret ne oren 7 30 perpara bashkise se Orikumit, ku ishte dita e dyte e protestes. Fillimisht banoret kane kerkuar leje ne postbllokun e Pashalimanit ku dhe pritej qe te hynin me force por cdo gje ka ndryshuar, kur punonjesit e administrates se bashkise kane filluar te futen ne ambientet e punes.


Menjehere banoret kane krijuar nje gardh njerezor duke mos i lene punonjesit te hyjne ne bashki. Me vone banoret kane kerkuar dhe takim me kryebashkiakun Braho per premtimin qe ai u dha atyre per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Me megafon ne dore ata i benin thirrje kryebashkiakut Braho te vinte dhe te jepte llogari per premtimin qe ai u dha ketyre per dheniene certifikatave te pronesise ,dhe ne te kundert ai te jepte doreheqjen si kryetar i kesaj bashkie qe eshte zgjedhur nga vete keta banore. Ata kane qendruar per rreth pese ore dhe ne 12 00 jane larguar per te mbledhur kryepleqesine e kuvendit te Dukatit dhe per te vendosur se cfare do te behej me tej. Situata ne bashkine e Orikumit eshte qetesuar per me shume se nje ore ku oborri para kesaj bashkie kishte vetem punonjesit e policise se rendit, te cilet rrinin ne gatishmeri.


Banoret e Dukatit dhe te Orikumit jane rikthyer serish rreth ores 13 30 te hipur neper makina dhe ne nje kamioncine kishin vene dhe nje qender zeri ku i benin thirrje te gjithe banoreve si te Dukatit ashtu dhe atyre te Orikumit per tu mbledhur serish perpara bashkise per largimin e kryetarit te saj Kanan Braho. Kesaj here, ne mbeshtetje te tyre, ishin dhe shume nxenes shkollash, te cilet sapo kishin mbaruar mesimin dhe ishin bere pjese e kesaj proteste. Nxenesit me shkopinj ne duar i jane bashkuar turmes dhe kane sulmuar bashkine e cila ne ate moment ka qene e boshatisur. Ne kete cast ka nderhyre policia dhe FNSH-te e ardhura nga Fieri. Por edhe FNSH-te e kane pasur pothuajse te pamundur qe te mbajne turmen e irrituar, e cila ka arritur deri tek dera e bashkise. Ne kete moment ka nisur nje perleshje e vertete, e cila ka zgjatur per rreth 20 minuta. Pas kesaj situate te veshtire per punonjesit e rendit, banoret jane terhequr nga hyrja e portes se bashkise dhe kane filluar serish thirrjet e tyre me megafon. Ata kane shprehur indinjaten per kete pushtetar, i cili sipas tyre eshte pjese e klaneve te qeverise per marrjen e tokave. Ne si votues qe e zgjodhem kerkojme doreheqjen e tij. Nuk do te lejojme qe te funksionoje me kjo bashki sa te largohet perfundimisht Kanan Braho. Çdo dite ne oret e para te dites ne do te jemi ketu dhe nuk do te lejojme qe te punoje kjo administrate e korruptuar,- thane banoret.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkon ne 13 numri i viktimave te tragjedise se “Qafe Vishes”

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 74 here.
Shkon ne 13 numri i viktimave te tragjedise se “Qafe Vishes”Autobusi i aksidentuar (foto Stavri Marko) I PËRDITËSUAR – 23:30 – Kryeministri, Sali Berisha, i cili ndodhet në Çikago për të marrë pjesë në samitin e NATO-s ka bërë të ditur se do të niset papërfunduar samit. “Po shkoj drejt aeroporti për t’u kthyer në Shqipëri, pavarësisht se vazhdon një takim, unë jam nisur sepse duhet të kthehem në kohën më të parë të mundshme”, është shprehur Berisha. 22:50 - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka...Lexo te gjithe artikullin »


» Himare, bie ne humnere autobusi, 12 viktima
» Durres, arrestohet nje lituaneze
» Shkoder, te verberit protestojne per te drejtat
» Himare, bie ne humnere autobusi, 12 viktima dhe 21 te plagosur
» Himare, bie ne humnere autobusi, 11 viktima dhe 22 te plagosur
» Vrasja e palestinezit, 10 mije dollare shperblim kush jep informacion per vrasesin
» Durres, gjendet i varur nje 63-vjecar
» Spoti ne CNN, KLSH con ne prokurori 6 zyrtare te ministrise se Turizmit
» Lituanezja, kerkohej per prostitucion ne Belgjike, arrestohet ne Durres
» Himare, bie ne humnere autobusi me 50 studente, 12 viktima

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit