Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Banoret Te ngrihet nje komision hetimor per grabitjen

Publikuar me : 01.02.2011 Ne : Kronike - 124 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Energjia/ Duke akuzuar CEZ-in per parregullsi ata jane shprehur se kane rreth 4 muaj pa fatura dhe tani, ne vend te faturave, u kane mberritur gjoba mjaft te kripura

Energjia elektrike ka mbledhur ne qender te fshatit banore te Rrushkullit. Duke akuzuar CEZ-in per parregullsi ata jane shprehur se kane rreth 4 muaj pa fatura dhe tani, ne vend te faturave, u kane mberritur gjoba mjaft te kripura.


Banoret u shprehen se CEZ ka bere kontrolle ilegale neper banesat e tyre, duke u faturuar sasi te medha energjie elektrike, te cilat nuk i kane konsumuar. I kane marre gruas nje firme me pretekstin se eshte bere kontrolli dhe pas kesaj na kane sjelle nje fature gjobe 640 mije lekeshe,- thote nje nga personat.


U kisha kerkuar disa here te vinin te ma nderronin sahatin e dritave, dhe jo vetem se kane bere kete, por nderkohe vijne dhe gjoja nga kontrolli na del se sahati ska pasur plumbin ne rregull e me gjobisin me 4000 kw energji. Me thone se nese e paguan deri ne 31 janar, do te te falim 1000 kw.


Se kuptoj cpo punohet,- shprehet banori.
Ne oret me te medha kur mund te kete konsum, - thane banoret, - ne nuk kemi energji pasi ajo nderpritet me ore te tera, nderkohe qe edhe elektricisti i zones eshte larguar nga puna. Banoret shprehen se kontrollet behen ne menyre selektive, nga 10 banesa ne dite.


Myftar Husa shprehet se i eshte vene gjobe prej 500 mije lekesh. Ai thote se po te kete burra ne banese dhe tu jape gjesendi ne dore faturisteve, tarifa eshte 50 mije leke te vjetra, nuk ke gjoba. Mijera leke pa asnje shkak jane faturuar dhe nuk ke ku te ankohesh. Kane ardhur papritur perfaqesuesit e CEZ-it, kane pare oren dhe kane sjelle faturat, sepse jane sahatet e vjetra. Le ti sillnin sahatet dhe te bejne matjet sic duhet, thone banoret. 44-vjecari Lavdi Bekteshi thote se sahati mates i energjise shenonte 8 000 kw, ndersa fatura i ka ardhur per 15 000 kw.


Fadil Buci me fatura te paguara ne dore thote se ka 22 vjet ne kete vend, por ky rast eshte i pashembullt Po vidhemi sheshit dhe askush nuk e perfill hallin tone. Dritat na mungojne dhe faturat rriten ne nje kohe kur nuk ka as mirembajtes te rrjetit energjetik te shkaterruar te fshatit, ndersa faturat vijne sikur ketu shpenzohet me shumice. Nese shteti ka ngritur komision hetimor per 21 prillin, do te ishte me mire te ngrinte nje komision hetimor se si po grabitemi publikisht. Tropojani Filip Kola, i ardhur para 20 viteve tregon librezen e pageses se dritave rregullisht.


Ne te jane te renditura muajt e paguara ndersa tarifat jane uniforme. I revoltuar dhe me ironi, ai thote se gruaja ime nuk ka pasur kompjuter qe ti harxhoje kilovatoret e energjise kaq te rregullta per cdo muaj.


Dhe pas kesaj pagese te rregullt, ata i bien aforfe fatura per pagese. Filipi thote se askurrkush nuk can koken per te rregulluar linjat. Nje tjeter thote se edhe linjen e ka vene me leket e veta dhe perseri ai eshte vene ne shenjester te faturave aforfe dhe gjobave.


Mustafa Haxhija tregon sahatin i cili eshte trajtuar nga punonjesit e elektrikut ne rajon dhe per kete ai ka marre edhe 2 vertetime me shkrim, por gjobevenesit e rinj qe kane ardhur nuk i kane njohur nenshkrimet e kolegeve te tyre dhe e kane kercenuar me 400 mije leke gjobe.


Fshataret thone se kur vijne kontrolle te tilla neper banesa ku shumica qellojne te jene gra, duhet qe te shoqerohen nga kryeplaku i fshatit dhe punonjesit rajonale te elektrikut ne zone, pasi vijne lloj-lloj njerezish dhe ardhja e tyre shoqerohet me abuzime. Ata qe kane nenshkruar nuk e dine se per cfare kane nenshkruar, pasi nuk jane treguar te sinqerte se per cfare i duan firmat, shprehen banoret.


Fier, mungesa e energjise, kaos ne sherbimet qytetare


Mungese e tejzgjatur e energjise elektrike ka paralizuar krejt procesin e aplikimit te kartave dhe pasaportave biometrike.


Dhjetera emigrante te cilet kane marre leje vetem 2 - 3 dite me qellim pajisjen me pasaportat emergjente (15 000-lekeshe), kane pritur per ore te tera perpara sporteleve te kompanise ALEAT dhe Sazhem qe merren me aplikimin e kartave te identitetit dhe pasaportave biometrike.


Per fat te keq diten e hene, edhe pse dita e pare e javes dhe respektivisht me nje fluks me te madh aplikuesish, keto sportele pothuajse nuk jane hapur fare. Sipas vete punonjesve, energjia elektrike ka qene sabotatori kryesor ne procesin e tyre te punes.


Vete punonjesit kane pohuar gjithashtu se dhe ne rastet kur energjia nuk mungon, nje luhatje e tensionit ka demtuar krejt punen e disa oreve, per te mos thene qe ne disa raste pre e ketyre luhatjeve jane bere dhe aparaturat e kushtueshme.


Gjendja civile ka qene nje nder te shumtat zyra qe nuk ka funksionuar si pasoje e mungeses se zgjatur te energjise elektrike, duke vijuar me zyrat e bashkise, konsultoret e lagjeve deri tek spitali i qytetit, ku nuk eshte kryer asnje ekzaminim qe lidhet me aparaturen.


Nderkohe, nga punonjes te CEZ-it, mesohet se shkak i mungeses se vazhdueshnme te energjise ne zonen energjetike te Fierit, eshte rrjeti i amortizuar, i cili nuk ka njohur deri me sot asnje investim me gjithe trumbetimin e bere ne muajin gusht per remonte dhe vendosje te rrjetit te ri energjitik. Sipas specialisteve te departamentit te defekteve prane drejtorise se CEZ Filiali Fier, numri i defekteve ne rrjet brenda nje 24-oreshi eshte shume i larte. Ai shkon ne me shume se 30 te tille.


Elbasan, qytetaret ankohen per mungesen e faturave


Qindra qytetare te Elbasanit jane dyndur dje ne zyrat qendrore te Ndermarrjes se CEZ-it ne kete qytet per te kerkuar shpjegime ne lidhje me parregullsite e dergimit te faturave te energjise elektrike.


Qytetaret, te cilet vijne si nga qyteti, edhe nga komunat, shprehin pakenaqesine e tyre per mos korrektesen e dorezimit te faturave qe nga muaji dhjetor. Zakonisht faturat e energjise elektrike shkojne ne shtepite e qytetareve nepermjet Postes, po kjo nuk eshte bere per muajin e fundit te 2010-s dhe ne mbyllje edhe te muajit te pare te 2011-s, qytetaret shprehin shqetesimin e tyre ne lidhje me mundesine e aplikimit te kamate-vonesave.


Vonesa e dergimit te faturave eshte shqetesuese si per bashkine, edhe per komunat, nderkohe qe mesohet se qytetareve vazhdon te mos u jepet asnje shpjegim ne lidhje me kete shqetesim, pavaresisht faktit se ne kete situate ata jane korrekte karshi kompanise se shperndarjes.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Tragjedia e Himares, tre te plagosura ne gjendje kritike

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 33 here.
Tragjedia e Himares, tre te plagosura ne gjendje kritikeBerisha për homazh në Elbasan I PËRDITËSUAR – 21:00 Tre prej vajzave që po marrin mjekim të specializuara në Spitalin Ushtarak të Tiranës ndodhen në gjendje kritike. Drejtori i Politraumës, Sami Koçeku, është shprehur se dy prej tyre mund të dërgohen edhe jashtë vendin për një trajtim akoma edhe më të specializuar. “Po bëjmë maksimalen për të ndihmuar njerëzit në nevojë, në rast se kemi nevojë do transportojmë jashtë vendit Eriseldën dhe Florijen....Lexo te gjithe artikullin »


» Rrefimi i nje prej te plagosurave Shoferi humbi kontrollin para ktheses
» Tragjedia e Himares, Barroso mesazh ngushellimi Topit
» Tragjedia e Himares, sot dite zie per 13 viktimat
» Homazhe ne vendin tragjik, Himara e gjitha ne lot
» ‘Hakmarrja per Drejtesi’, prokuroria kerkon 1 vit e gjysme burg per Haten
» Tragjedia e Himares, Topi dhe Berisha homazhe tek “Aleksander Xhuvani”
» Durres, qytetaret dhurojne gjak per te plagosurit
» Vrasesi i Brindizit mund te jete ne Shqiperi
» Tragjedia e Himares, kufomat dergohen gabimisht ne familjet e njera-tjetres
» Pogradec, arrestohet shtetasi i shpallur ne kerkim

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit