Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Barcelona-Santos, finalja e Boterorit

Publikuar me : 16.12.2011 Ne : Sport - 84 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Endi Tufa

Barcelona formalizon kualifikimin në finalen e Botërorit të Klubeve që po zhvillohet në Japoni. Kampionët e Evropës e kthyen në shëtitje ndeshjen ndaj kampionëve të Azisë, katariotëve të Al Saad-it, duke fituar me rezultatin 4-0. Katalanasit luajtën “simfoninë” e tyre që në minutat e para të takimit, me pasa të shumta dhe dominimin e tapetit të blertë. Nuk vonoi shumë që Mesi me shokë ta shihnin veten në avantazh, sepse mbrojtësi Adriano e kaloi topin në rrjetë në minutën e 25-të dhe dyfishoi rezultatin 2 minuta përpara fundit të pjesës së parë. Edhe fraksioni i dytë i lojës foli për “alienët” nga Spanja.

Të dirigjuar nga treshja Ksavi-Mesi-Iniesta, ata shënuan edhe dy herë në portën kundërshtare me Keitën dhe Maksuellin, duke i vënë kapakun një ndeshjeje që rrit edhe më shumë prestigjin e tyre në arenën ndërkombëtare. Në finalen e 18 dhjetorit, djemtë e Guardiolës do të përballen me Santosin e talenteve Nejmar, Ganso e Danilo, të komanduar nga trajneri me eksperiencë, Ramalho. Një tjetër përballje yjesh që përveç kupës, do të luhet edhe për të vendosur një gur mbi zërat që e shikojnë talentin Nejmar më shumë si pasardhësin e Pelesë sesa të yllit aktual të Barcelonës, Mesi.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shqiperia mposht Katarin 2-1

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 75 here.
Shqiperia mposht Katarin 2-1Erjon Bogdani Kombëtarja e Shqipërisë ka fituar ndeshjen miqësore përballë Katarit. Ndeshja e luajtur në Madrid ka përfunduar me rezultatin 2-1. Pjesa e parë ka përfunduar 0-0 ndërsa që në minutën e parë të pjesës së dytë kombëtarja kuqezi ka kaluar në avantazh me anë të Elis Bakajt. Rezultati është dyfishuar katër minuta më pas me anë të golit të realizuar nga Erjon Bogdani, me anë të penalltisë. Ndërsa ekipi i Katarit ka arritur të ngushtojë diferencën tre...Lexo te gjithe artikullin »


» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime
» Shqiperia, miqesore me Iranin me 27 maj
» Komisioni i Disiplines dergon Shkumbinin ne “play aut”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit