Publikuar me : 28.11.2011 Ne :
Sport - 66 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Gazeta “Sport” bëri të ditur se pas interesimit të katalanasve në Angli për Beil të Totenhemit, ka një tjetër emër për të cilët katalanasit do të ishin të gatshëm të shpenzonin shifra të larta dhe ai është Teo Uollkot. Sipas gazetës, Barcelona ka prezantuar në zyrat e Arsenalit një ofertë prej 35 milionë eurosh për sulmuesin e kombëtares angleze. Tani ngelet për t’u parë vullneti i Vengerit për ta mbajtur lojtarin në Londër.
Ndërkohë, talenti brazilian i Internacional de Porto Alegres, Leandro Damiao, është vënë në shënjestrën e Barcelonës në orët e fundit. Sulmuesi 22-vjeçar është momentalisht i kërkuar edhe nga ekipe të tjera evropiane dhe ka një kontratë që skadon në vitin 2016. Çmimi i tij sipas klauzolës së kontratës është 50 milionë euro.
Pas sfidës së dy ditëve më parë me Milanin, Erik Abidal, mbrojtësi i katalanasve, ka deklaruar se ka arritur marrëveshjen me klubin për rinovimin e kontratës duke larguar zërat që e shihnin atë drejt Milanit.