Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Bare kercenon "bleresin e ri" te Lagunes

Publikuar me : 23.12.2010 Ne : Kronike - 137 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Noteri qe kaloi pronen tek Aldo Bare ne vitin 1998, deshmoi dje ne gjykate se pati kercenime ndaj aksionereve


TIRANE- Sa te jem gjalle une, askush smund ta marre apo ta gezoje pronen time, Lagunen e Karavastase. Ky qe kercenimi i radhes i Aldo Bares i njohur si kreu i bandes se Lushnjes, qe beri dje gjate seances se 38 gjyqesore ne Gjykaten per Krime te Renda ne kryeqytet. Gjate seances se djeshme, trupi gjykues, me kerkese te avokatit mbrojtes, administruan ne fashikullin e gjykimit deshmine e shtetasit Alfred Karroqi me detyre noter prane qytetit te Lushnjes.


I thirrur me cilesine e deshmitarit te mbrojtjes, noter Karroqi tregoi rrugen ligjore te ndjekur nga ai per te kaluar pronesine e Lagunes se Karavastase nga ish-pronaret tek i pandehuri Aldo Bare me ane te kontratave individuale me ish-pronaret.


Gjate deshmise se tij, reagoi Aldo Bare, qe perforcoi deshmine e noterit Karroqi per kalimin e pronesise qe eshte bere ne menyre te rregullt ligjore. Me tej ai leshoi kercenime ndaj atyre qe duan ta blejne Lagunen e Karavastase. Ate lloj ndermarrje nuk do te lindin burra qe te ma marrin derisa te jem gjalle. Lagunen time nuk e merr njeri.


Sa te jem une gjalle askush nuk do te marre pronen time,-tha Bare. Ne kete menyre ai drejtoi kercenimet personave te interesuar prane Ministrise se Financave per blerjen e Lagunes se Karavastase, e konfiskuar me vendim te Gjykates se Apelit per Krime te Renda.


Sic duket, i pandehuri Bare prej kohesh ka nuhatur se prona e tij pritet te dale ne shitje dhe ka nisur te leshoje kercenime drejt pronareve te mundshem qe duan ta blejne. Deshmitari Karroqi ne asnje rast nuk u shpreh se kontratat nga ish-pronaret jane firmosur me dhune.


Çdo kontrate individuale eshte firmosur nga ish-pronaret brenda rregullit dhe ligjit me vullnet te plote te paleve. Ne asnje rast nuk kam konstatuar se ish-pronaret ishin te detyruar apo jane kercenuar per firmosjen e shitjes dhe kalimit te pronesise,- tha noteri Karroqi. Sipas tij, i pandehuri Bare kishte nje ndermarrje peshkimi qe me pas bleu aksionet ne Divjake duke mbajtur nje pjese te mire te punetoreve ne pune.


Une apo firmetaret e kontrates nuk jemi ndjere te kercenuar, kam kryer detyren time si noter per te kaluar aktet e pronesise. Kjo lagune ka qene ne pronesi te shume personave.


Kontrata eshte lidhur me vullnetin e plote te paleve dhe ka qene e rregullt, nuk ka pasur kercenime me arme per te detyruar kalimin e pronesise- tha Karroqi. Po kete qendrim, kane mbajtur edhe disa nga ish-pronaret e Lagunes qe ia kane shitur ate te pandehurit Bare.


Disa te tjere kane akuzuar kreun e bandes se i ka detyruar me ane te ushtareve te tij te firmosin shitjen e Lagunes se Karavastase. Ne perfundim te deshmise se noterit Karroqi, i pandehuri Bare dhe avokati i tij, kerkuan thirrjen ne cilesine e deshmitarit te mbrojtjes Shkelqim Haxhiun. Ai akuzonte ushtaret e te pandehurit Bare se e kane rrembyer dhe djegur shtepine.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Tragjedia e Himares, tre te plagosura ne gjendje kritike

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 33 here.
Tragjedia e Himares, tre te plagosura ne gjendje kritikeBerisha për homazh në Elbasan I PËRDITËSUAR – 21:00 Tre prej vajzave që po marrin mjekim të specializuara në Spitalin Ushtarak të Tiranës ndodhen në gjendje kritike. Drejtori i Politraumës, Sami Koçeku, është shprehur se dy prej tyre mund të dërgohen edhe jashtë vendin për një trajtim akoma edhe më të specializuar. “Po bëjmë maksimalen për të ndihmuar njerëzit në nevojë, në rast se kemi nevojë do transportojmë jashtë vendit Eriseldën dhe Florijen....Lexo te gjithe artikullin »


» Rrefimi i nje prej te plagosurave Shoferi humbi kontrollin para ktheses
» Tragjedia e Himares, Barroso mesazh ngushellimi Topit
» Tragjedia e Himares, sot dite zie per 13 viktimat
» Homazhe ne vendin tragjik, Himara e gjitha ne lot
» ‘Hakmarrja per Drejtesi’, prokuroria kerkon 1 vit e gjysme burg per Haten
» Tragjedia e Himares, Topi dhe Berisha homazhe tek “Aleksander Xhuvani”
» Durres, qytetaret dhurojne gjak per te plagosurit
» Vrasesi i Brindizit mund te jete ne Shqiperi
» Tragjedia e Himares, kufomat dergohen gabimisht ne familjet e njera-tjetres
» Pogradec, arrestohet shtetasi i shpallur ne kerkim

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit