Publikuar me : 25.11.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 34 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

“KE mbështet Greqinë dhe është e gatshme ta ndihmojë atë, për tejkalimin e krizës së borxheve”. Kështu deklaroi pak minuta më parë presidenti i Komisionit Europian, Juse Manuel Barroso, gjatë një takimi të zhvilluar me kryeministri e ri të Greqisë, Lukas Papademos.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministri grek, Barroso theksoi se Greqia duhet t`i ndërmarrë të gjitha reformat ekonomike brenda vitit.
Ndërkaq, kryeministri Papademos vuri në dukje se synimi i qeverisë greke ka të bëjë me implementimin e reformave ekonomike dhe zbatimin e planit për reduktimin e GDP-së. Ndër të tjera, shumë optimist u shpreh Papademos në lidhje me uljen e borxhit, ndërsa ka shtuar se do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me trojkën Europiane, në mënyrë që Greqia të mund të kapërcejë krizën.
Kryeministri grek Papadimos, në vizitën e tij në Bruksel ka informuar liderët Europianë mbi përpjekjet që po bën Greqia për të arritur objektivat ekonomike të vitit 2011.