Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 34 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Presidenti i Komisionit të BE-së Hoze Manuel Barroso, në fjalimin “Për Evropën të mbajtur në Berlin, ka paralajmëruar për rreziqet e përçarjes së BE-së në zonën e euros.
“Një union i përçarë nuk do të funksiononte”, u shpreh Barroso, sipas të cilit Evropa, ndodhet para marrjes së vendimit nëse do të vazhdojë të ekzistojë apo do të shpërbëhet.
Sipas Barrosos një integrimi i fortë në zonën e euros, për të cilin është e rëndësishme politika ekonomike dhe financiare, nuk duhet të bjerë në kurriz të shteteve që nuk janë anëtare të euros. “Kjo nuk do të ishte e ndershme karshi vendeve si Polonia, e cila kërkon po ashtu të fusë monedhën evropiane”, theksoi Barroso gjatë fjalës së tij.