Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Barry Lyndon ne ekran, mision i veshtire

Publikuar me : 29.08.2011 Ne : Kulture - 44 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Skenë orgjie te "Berry Lyndon"


Producenti Jan Harlan është tani një mik i Festivalit të Durrësit aq sa mund të thuhet se po mundohet ta bëjë dhe festivalin mik të Stanley Kubrickut, nëpërmjet veprës së tij. Nuk është e lehtë për Harlan, njeri i familjes së Kubrickut (i kunati), që në këto ardhje në Shqipëri të sjellë më vete pelikulën e filmave të regjisorit nga më të mëdhenjtë kineastë të shekullit të njëzetë. Duke i shfaqur e duke i komentuar Harlan vetë, e duke mbajtur gjallë shpirtin e Kubrickut, frymën e artit që krijoi në katër dekadat e fundit të shekullit të kaluar.

Vitin e parë solli në Durrës “Eyes wide shut”, mbajti një leksion për mënyrën si punonte Kubrick dhe sidomos për muzikën, për të cilën i ka shërbyer gjithnjë si këshilltar. Në edicionin e katërt, Harlan sjell për master class “Barry Lyndon” dhe “Inteligjenca artificiale”. I pari shfaqet sot, ora 17.00 në sallën “Aleksandër Moisiu”.

Harlan si producent i kësaj vepre do të flasë për mënyrën si u realizua Barry Lyndon që ka zënë vend në histori si një perlë kinematografike me historinë e ngritjes në fillim të Redmond Barry-t dhe rënies më pas të Barry Lyndon, një batakçi i ndjeshëm i aristokracisë britanike, në Irlandën e shekullit të 18-të.

Në shënimin për Festivalin e Durrësit, Jan Harlan shkruan: “Barry Lyndon përshtatet shumë mirë në të gjithë filmat e Stanley Kubrick-ut: mbizotërojnë lufta, vaniteti, mendimi egocentrik; këto janë motivet që përshkojnë të gjithë filmat e Kubrick-ut. Me Barry Lyndon-in, kineasti dhe regjisori Stanley Kubrick donte të vinte në ekran fundin e shekullit të 18-të. E dimë si kanë qenë njerëzit dhe shtëpitë atëherë nga pikturat, vizatimet, përshkrimet dhe sigurisht nga arkitektura e mbijetuar. Por, ta vësh në skenë është një mision shumë i vështirë për një artist: për ndriçim natën duhej të kufizoheshim vetëm me dritën e qirinjve dhe kjo ishte një nga sfidat e shumta. Ky film është një pedanë e historisë së kinematografisë.”

Stanley Kubrick përshtati romanin “Fati i Barry Lyndon” (1844) e William Makepeace Thackeray dhe mbajti mirë parasysh ndër të tjera, për imazhin dhe skenat e botës mondane të kohës, tablo të William Hogarth-it, artist anglez i shekullit të 18-të. “Barry Lyndon” është vlerësuar me katër Oscar për fotografinë, kostumet, muzikën, përshtatje nga Shubert dhe Hendel, dhe për drejtimin artistik. 

Harlan u bashkua me Stanley Kubrick në vitin 1969 për projektin e tij “Napoleon” të cilin e braktisi. Pas një marrëdhënieje shumë të mirë me regjisorin, Harlan tregon që vendosi të studiojë edhe produksion filmi, “duke pasur një mësues të mirë për këtë profesion”. Filmi i tij i parë si asistent është “Portokalli mekanik” (A Clockëork Orange). Katër vjet më vonë u bë Producenti Ekzekutiv i Kubrick dhe punoi për Ëarner Bros, për filmat “Barry Lyndon”, “The Shining”, “Full Metal Jacket” dhe “Eyes Ëide Shut”. Pas vdekjes së Stanley Kubrick në vitin 1999, Harlan punoi me Steven Spielberg gjatë para-produksionit të “Inteligjencë artificiale”. Për këtë histori Harlan do të flasë kur të shfaqet filmi më 31 gusht, ora 14.30, në sallën “Aleksandër Moisiu”.

Në vitin 2000 realizoi dokumentarin “Stanley Kubrick: A Life in Pictures” me Melanie Viner Cuneo dhe një dokumentar për aktorin britanik Malcolm McDoëell (që të dy filma për Warner Bros) dhe që të dy i ka sjellë në Festivalin e Durrësit.

Më pas Harlan punoi disa filma me Katia de Vidas, përfshi edhe një dokumentar me një orkestër ndërkombëtare të rinjsh mbi koncertin Dvorak Cello, si edhe filmin e tij të parë poetik “Adam’s Paradise”.

Përveç mësimdhënies në shkolla filmi dhe shërbimeve në juri ndërkombëtare filmi,

Harlan është duke punuar edhe me Muzeun e Filmit në Frankfurt për Ekspozitën e Stanley Kubrikut, ekspozitë që po udhëton nëpër botë; aktualisht në Paris dhe vitin tjetër do të shkojë në Los Anxhelos.

 

 

Programi sot i festivali të filmit të Durrësit

Edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Durrës fillon sot projeksionet e filmave në konkurrim. Bëhet njëherë prezantimi i jurive para medias, ora 10.00 dhe në mesditë, 12.30, për kategorinë Botë ballkanike shfaqet “4 Kostume të zeza”  Renos Haralambidis, Greqi, 2010, 90’.

Në mbrëmje, 20.15, shfaqet “Të fitosh” Marco Bellocchio, Itali/Francë, 2009, 118’, i cili konkurron për “Gladiatorin e Artë” në kategorinë Vizione Bashkëkohore.

Pas tij, 22.30, nga e njëjta kategori që i kushtohet filmit evropian, shfaqet “Legjenda e ciprianit fluturues” Mariana Cengel Solcanska, Sllovaki/Poloni, 2010, 108’.

Në amfiteatrin romak, shfaqet nga “Takimet e ngushta” që nderon kinemanë turke, shfaq, 20.30, “Pikë” Dervis Zaim, 2008, 78’

Dhe pas tij rishfaqet në amfiteatër filmi i Haralambidis.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Historia jone e dendur me folklor

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 39 here.
Historia jone e dendur me folklorNga provat e shfaqjes "Heronjte e viagres" Valeria Dedaj “Heronjtë e viagrës” janë heronj fiktiv të një shoqërie që gjithnjë ka vuajtur për të pasur udhëheqës shpirtërorë. Komedia epike e Bashkim Hoxhës, njëherësh regjisor i saj, trajton këtë fenomen të trashëguar nga tradita si shqetësim aktual. Vepra është prodhim i Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit që drejtohet nga Hoxha. Ai flet shkurt për projektin që do ta ketë premierën më 25 maj,...Lexo te gjithe artikullin »


» Jo gjithmone e perzene Even nga parajsa
» Mbe ane te “erotizmit ne kinema”
» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit
» Lamtumire maestro!
» Underground
» Viti i dyte vazhdon me shlyerjen e borxheve
» Nje kengetar ne gjuhen latine per Carl Orff-in
» Kuaj dhe bicikleta. Po viti ’97?
» Vlore, mbyllet Aulona Folk

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit