Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Basha-Hyseni: Kosova, asnje ngjasim me Osetine

Publikuar me : 04.09.2008 Ne : Politike - 278 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Ministri i Jashtem i Shqiperise, Lulzim Basha, gjate takimit te pare zyrtar ne Tirane, me homologun e tij kosovar, Skender Hyseni, konfirmuan qendrimin e perbashket, se Kosova eshte nje rast i veçante. "Nuk mund te hiqet asnje lloj paralele mes rastit te pavaresise se Kosoves dhe asaj te Osetise dhe Abkhazise", ky ishte qendrimi i perbashket zyrtar, i bere publik te merkuren ne Tirane, nga dy ministrat e Jashtem te Shqiperise dhe Kosoves, perkatesisht Lulzim Basha dhe Skender Hyseni. Ne nje konference te perbashket per shtyp, duke iu pergjigjur interesimit te medias mbi kete çeshtje, ministri i Kosoves, Hyseni vuri ne dukje se "rasti i Kosoves dhe ai i shpalljes se pavaresise se Osetise dhe Abkhazise jane çeshtje krejtesisht te ndryshme". "Me te drejte Kosova eshte cilesuar si nje rast i veçante, ‘sui generis‘, nje rast qe nuk mund te krahasohet me asnje rast tjeter ne bote", tha Hyseni. Ne kete drejtim, ai konfirmoi qendrimin konstant te qeverise se Kosoves se "nuk mund te hiqen paralele dhe çdo perpjekje per te krahasuar keto raste, jane mision i pamundshem". Ndersa, ministri Basha i konsideroi si siperfaqesore argumentet qe paraqiten nga qarqe te caktuara ne rastin e paralelizmave te tilla dhe, sipas tij, "keto perpjekje synojne te terheqin vemendjen nga njeanshmeria e demonstruar nga Rusia, si ne rastin e Kosoves, ashtu edhe ne rastin e Osetise dhe Abkhazise". "Procesi i pavaresimit te Kosoves, veçanerisht ajo pjese e procesit te pavaresise, ku ka pasur nje perfshirje te plote te komunitetit nderkombetar, duke filluar me nderhyrjen e NATO-s ne Kosove dhe duke perfunduar me planin e Perfaqesuesit Special te Sekretarit te Pergjithshem, Ahtisari, pershkuan nje hark kohor prej 10 vitesh, me nje angazhim te perhershem te komunitetit nderkombetar", tha ministri Basha. Sipas tij, "e vetmja e perbashket eshte fakti se ky plan u perball ne rastin e Kosoves me kercenimin e njeanshem per veton te nje anetari permanent te Keshillit te Sigurimit, siç ishte Rusia, ashtu si bota u perball brenda nje periudhe trejavore me qendrimin e njeanshem te te njejtit anetar te perhershem te Keshillit te Sigurimit per te rivizatuar me force kufijte e nje shteti fqinj, Gjeorgjise". Ne perfundim, ministri Basha theksoi mbeshtetjen e plote te Shqiperise per integritetin dhe sovranitetin territorial te Gjeorgjise dhe per hapat e ndermarre nga NATO dhe BE, ne funksion te garantimit te paqes dhe sigurise ne Gjeorgji dhe rajon.
 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit