Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Basha mberrin ne pune tre ore me vonese

Publikuar me : 27.07.2011 Ne : Politike - 86 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka nisur dje zyrtarisht ditën e parë të punës së tij duke shkuar në punë pothuajse tre orë me vonesë. Ndërsa mediat kërkonin të merrnin pamjet e para të mbërritjes së tij në zyrë, atyre iu është dashur disa orë për të marrë pamjet e mbërritjes në institucionin që do të drejtojë për katër vitet e ardhshme.

Në orën 10:45, makina e Lulzim Bashës është parkuar në vendin ku deri dje qëndronte automjeti i paraardhësit të tij. Ndryshe nga zoti Rama, kreu aktual i Bashkisë posedon një tjetër makinë, pasi ajo që zotërohet nga kreu i socialistëve vijon ende të mbetet në dispozicion të tij. Pak minuta përpara mesditës, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka shfrytëzuar rrugicën midis ndërtesës së bashkisë dhe xhamisë për të hyrë në ambientet e institucionit nga dera ku futen personalitetet. Kjo do të jetë edhe rruga që do të duhet të ndjekë ai për një kohë të gjatë, pasi përpara bashkisë rruga është e bllokuar për shkak të rregullimit të sheshit “Skënderbej”.

Teksa ka hyrë në bashki, Basha është pritur nga stafi dhe menjëherë ka nisur punën duke emëruar disa nga zyrtarët. Dy firmat e para që mësohet se janë hedhur nga Basha janë ajo për emërimin e Jorida Tabakut në postin e nënkryetares dhe të Florenc Hoxhës në postin e kreut të inspektoratit ndërtimor. Deri më tani Tabaku mbante postin e zv.ministres së Integrimit ndërsa Hoxha mbante postin e kreut të komisariatit të policisë numër tre në kryeqytet. Bashkia pritet që të ketë të paktën edhe një nënkryetar tjetër, i cili do ti takojë LSI-së. Me këtë parti po kryhen negociata edhe në lidhje me disa poste kyçe në bashki. Një tjetër parti që ka “prenotuar” poste në bashki është edhe PDIU e çamëve. Burime nga të dyja këto parti thanë dje se janë ende në fazën e negociatave dhe brenda javës do të marrin postet konkrete.

***

Edhe në detyrat që Lulzim Basha ka pasur, si në Ministrinë e Jashtme, në Ministrinë e Transporteve dhe në atë të Brendshme, është vënë re mungesa e tij ditore apo orët e vona në të cilat ai paraqitej në detyrë. Madje edhe deputetët e PD-së janë ankuar në lidhje me Bashën pasi ai nuk ndodhej në zyrë për të firmosur pasaportat e tyre të shërbimit në kohën kur ishte ministër i Jashtëm.

Në bilancin e bërë për vitin e shkuar, zyrtari demokrat për çdo tre ditë punë, njërën e ka kaluar jashtë. Nga regjistrat e policisë rezulton se ai qëndron jashtë Shqipërisë të paktën 90 ditë në vit, pra një në katër ditë. Këto të dhëna janë për vitin 2010, por nuk janë të përfshira daljet që ish-ministri ka kryer në rrugën tokësore. Duke marrë parasysh dhe këto lëvizje, numri i ditëve të qëndrimit jashtë vendit mund të rritet edhe më shumë. Lëvizjet e tij janë edhe më të shumta, pasi zyrtari i Partisë Demokratike, ka kaluar edhe përmes zonave të VIP, të cilat jo në të gjitha rastet kanë regjistruar daljet. Nga këto lloj lëvizje janë evidentuar të paktën dy raste në të cilat Basha është regjistruar në hyje dhe nuk e ka bërë në dalje.

Nga këto hyrje-dalje vihet re mungesa e kryebashkiakut në Shqipëri për një kohë të gjatë për një periudhe 1-vjeçare. Nuk dihet nëse përgjegjësia e re të cilën ai ka marrë mbi vete mund ta lidhë kryetari e ri të Bashkisë më shumë me Tiranën, për të qëndruar pranë saj, por ajo që dihet me siguri është pasioni dhe dëshira e tij për të lëvizur jashtë vendit. Një prej destinacioneve që bëhet shpesh prej tij është Holanda. Në këtë vend, ku ka kryer arsimimin dhe ka punuar për një kohë të gjatë, ai ka qëndruar disa ditë edhe përpara marrjes së detyrës si kryetar i ri Bashkisë së Tiranës, pas zgjedhjeve të 8 majit. Një tjetër detaj i lëvizjeve të Bashës është edhe fakti që ai preferon ti kalojë fundjavat jashtë vendit.

 

Jorida Tabaku nënkryetare e Bashkisë

Vendimi i parë i kryetarit të ri Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, është emri i Jorida Tabukut në detyrën e nënkryetares së bashkisë. Kjo e fundit ka qenë pjesë e shtabit elektoral të Partisë Demokratike gjatë fushatës së 8 majit dhe mbante postin e zëvendësministres së integrimit. Në ceremoninë e prezantimit, Basha shprehu besimin tek kapacitetet profesionale të Tabakut dhe tek përvoja e saj në fushën akademike dhe qeverisëse. Nënkryetarja e Bashkisë do të mbulojë çështjet e zhvillimit ekonomik, dhe të krijimit të vendeve të punës. Gjithashtu, ajo do të mbulojë edhe çështjet e rinisë.

 

90 ditë

Në vit Lulzim Basha ndodhet jashtë Shqipërisë. Të dhënat zyrtare për vitin 2010 tregojnë se ai mund të ketë qëndruar edhe më shumë ditë jashtë vendit. E përkthyer në ditë kalendarike, një në katër ditë ai është jashtë vendit. Po të ti shtohen këtyre ditëve, pushimet javore, festat zyrtare dhe pushimet vjetore, të cilat janë rreth 150 ditë, Basha ka një mesatare shumë të ulët pune.

 

10:45

Është ora në të cilët Lulzim Basha ka hyrë dje në Bashkinë e Tiranës në ditën e tij të parë të punës. Makina është parkuar në vendin ku deri dje qëndronte automjeti i paraardhësit të tij. Ai ka shfrytëzuar rrugicën midis ndërtesës së bashkisë dhe xhamisë për të hyrë në ambientet e institucionit nga dera ku futen personalitetet. Në krahun tjetër ishin rreshtuar mediat që e prisnin të hynte.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit