Duhet te kete nje hapesire te mjaftueshme per te pritur minimumi 2500 besimtare. Duhet te kete salla per ritualet fetare dhe aktivitete sociale, si dhe nje sere elementesh te tjere te dobishem per jeten ne komunitet mysliman te Tiranes.
Kryetari i Bashkise se Tiranes, dje, gjate nje konsulte publike me perfaqesues te Komunitetit Mysliman dhe grupeve te interesit, ka shpalosur detaje te tjera nga projekti i Xhamise se re te kryeqytetit. Nuk do te jete nje xhami qe do te zevendesoje xhamine e Ethem Beut, por nje institucion qe do te permbushe nevojat e besimtareve.
Kreu i Bashkise ka prezantuar dje strukturen e Xhamise se re ne Tirane, i cila, sipas tij, do te jete nje hapesire shpirterore per besimtaret, nje vend per kultivimin dhe shperndarjen e dijes, nje vend i perbashket jo vetem i kultit, por dhe i ambicies se Tiranes per tu perfaqesuar si nje qytet me nje histori unikale bashkejetese, dialogu dhe mirekuptimi mes besimeve te ndryshme.
Tiranes i duhet nje Xhami e re, jo thjesht per Komunitetin Mysliman, jo thjesht per te permbushur nevojat e besimtareve, qe sot e gjithe diten perballohen nga nje rrjet modest xhamish dhe nga Xhamia simbolike e Ethem Beut, por qe me rritjen e natyrshme te komunitetit, jane te pamundura per te perballuar te gjithe nevojat, nderkohe qe nga ana tjeter e kryeqytetit tone, pertej shtrirjes se Komunitetit Mysliman, i duhet nje Xhami e re per te plotesuar nje kend te munguar te trekendeshit qe e ben Tiranen nje vend unik, te trekendeshit te bashkejeteses mes tre besimesh, qe tradicionalisht kane perbere nje pike referimi dhe kane perkthyer ne pasqyren e religjioneve, ate tradite qytetare te Tiranes, si nje tradite solidariteti dhe respekti per tjetrin.
Nderkohe qe dy besime te tjera kane hapesiren e tyre te re, ne kushtet e kesaj kohe te re, besimit mysliman, kjo hapesire e re sot e gjithe diten i mungon, - u shpreh Rama gjate prezantimit.
Bashkia e kryeqytetit se shpejti do te nise konkursin nderkombetar per te zgjedhur idene me te mire per Xhamine e re, dhe per kete gjate konsultes se djeshme kreu i bashkise ka paraqitur dhe strukturen qe duhet te kete xhamia duke i ftuar arkitektet te pergatisin projektet e tyre.
Elementet e Xhamise se re
Ne projekte qe do te paraqesin arkitektet duhet te perfshijne nje sere elementesh qe kane te bejne me ritualet fetare po edhe me ambientet e tjera ne funksion te komunitetit dhe administrates.
Keshtu, projekti duhet te perfshije Hollin Qendror te Faljes ku hapesirat e faljes per burrat dhe grate duhet te jene te ndare, por perseri fizikisht ose vizualisht te lidhura. Mahfil-in, vendi i faljes se grave; Narthex-in, vendin e te ardhurve te fundit; Nikah, vendin e ceremonive martesore; Mihrab-in, nje vend te vecante per shkallaren qe perdoret gjate ceremonise se faljes, Mimber-in, mobilie ne formen e shkallares per drejtuesin e faljes; Kursin, mobilie per drejtuesin e faljes ne dite te zakonshme, mjediset e sherbimit per Abdes; Fountain apo cezme, si dhe Minaren.
Nder elementet suplementare qe duhet te permbaje projekti jane raftet, te cilet duhet te jene te mjaftueshem per libra dhe per kepuce (prane Hollit te Faljes). Po keshtu jane te nevojshme edhe vendet e depozitimit per sende personale. Sa i perket administrates, Xhamia duhet te permbaje Dhomen e Imamit, dhomen e hoxhes, dhoma per mirembajtje dhe te tjera te ngjashme.
Po keshtu nuk duhet te mungoje biblioteke dhe salle studimi, Salle shume funksionale, salle Mbledhjesh, klasa per seminare, mjedise sherbimi, si dhe parkim nentokesor. Ajo qe na takon si institucion qe organizon konkursin, eshte tu veme ne dispozicion arkitekteve qe do te perfshihen, nje program ku permbushen te gjithe nevojat qe ka komuniteti, brenda hapesires qe kemi ne dispozicion, - perfundoi kryebashkiaku.