Ne Uren e Re qarkullimi kryhet ne te dy kahet. Trafiku ne bulevardin Zogu i Pare mbyllet te Muzeu
Enton Punavia Duhet nje menaxhim i mire i situates dhe nje bashkepunim nderinstitucional
Pas kaosit qe u krijua dy dite me pare me trafikun, gjate nje testimi te skemes se re, Bashkia e Tiranes deklaron se skema e qarkullimit nuk ndryshon teresisht, por po behet nje menaxhim me i mire i trafikut dhe kerkohet bashkepunim me Policine Rrugore. Duhet nje menaxhim i mire i situates dhe nje bashkepunim nderinstitucional.
Pergjate oreve qe u be testi, ne kuptuam se ku jane pikat ku duhet te nderhyjme per nje miremenaxhim te trafikut, deklaroi Enton Punavia, drejtor i Transporteve ne Bashki.
Pergjate nje ore qe u zhvillua testi i para dy diteve, bashkia arriti te percaktonte se cilat ishin sjelljet dhe pikat ne te cilat duhet te nderhyhet per nje miremenaxhim te trafikut.
Aktualisht, bllokimi i trafikut ne qytetin e Tiranes po behet ne menyre graduale per tu dhene mundesi qytetareve qe te mesohen me ndryshimet e rrjedhes se perditshme. Levizja e pare e Bashkise ka qene devijimi i trajektores se rruges nga bulevardi Zogu i Pare, mbrapa Muzeut Kombetar.
Ky aks eshte shnderruar ne rruge me nje drejtim. Sipas Punavise, gjate kesaj periudhe bashkia eshte perqendruar ne rregullimin, e disa pikave si p.sh., perpara selise se Partise Socialiste, tek rruga Mine Peza, rruga Deshmoret e 4 Shkurtit dhe tek Ura.
Patjeter qe qytetareve u nevojiten disa dite per te kuptuar drejtimet e reja te levizjes dhe per tu mesuar. Pas disa ditesh kur drejtuesit e automjeteve te jene mesuar me sinjalistiken dhe rruget, do te behet bllokimi i rruges se Kavajes dhe i rruges se Durresit per ne Qender, - shpjegoi drejtori i Transporteve ne bashki.
Gjate kohes qe ne kantierin e sheshit Skenderbej do te kryhen punime, trajektorja e automjeteve do te ndryshoje si me poshte mjetet qe vijne nga bulevardi Zogu i Pare do te kthehen pas Muzeut, (pra nuk do te vazhdojne me drejtim destinacion sheshin).
Gjithashtu, mjetet qe vijne nga Rruga e Dibres do te kalojne drejt perpara Muzeut, mjetet te cilat vijne perpara Bashkise do te kthehen tek Xhamia, mjetet te cilat vijne nga rruga e Durresit dhe rruga e Kavajes do te futen ne Unazen e Vogel te qytetit, do te kalojne para selise se Partise Socialiste dhe prapa lulishtes se Skenderbeut.
Sipas skemes se re te Bashkise eshte hapur tashme trafiku per automjetet ne Uren e Re, qe gjendet ne hyrje te rruges Deshmoret e 4 Shkurtit, nderkohe qe ne kete rruge qarkullimi po behet ne dy drejtime.
Pjese e fazes se dyte te projektit, eshte edhe heqja e parkimeve ne disa rruge kryesore te kryeqytetit. Ne rrugen Mine Peza parkimet do te hiqen ne te dy kahet, ndersa ne rruget Deshmoret e kater shkurtit parkimet do te hiqen vetem ne nje krah. Reduktime te vendparkimeve do te kete edhe ne rrugen Abdi Toptani, ne rrugen pas Pallatit te Kultures, si dhe ne rrugen midis Bankes se Shqiperise dhe selise se PS-se.
Ne jemi te bindur se kapaciteti i rrjetit rrugor ne kete plan te ndare me faza, pra per kete faze te menaxhimit te trafikut rrotull sheshit Skenderbej, e perballon.
Problemi eshte i nje menaxhim i mire i situates dhe nje bashkeveprim nderinstitucional, pra edhe i organeve te qarkullimit rrugor per te bere te mundur dhe funksionale kete skeme, - perfundoi Punavia, duke i kerkuar drejtuesve te automjeteve te ndjekin sinjalistiken e re, nderkohe qe do te ndihmohen edhe nga Policia Bashkiake.
Stacionet e linjave te Laprakes, Vores dhe Kamzes zhvendosen perpara Muzeut Historik Kombetar
Punimet ne shesh ndryshojne stacionet e autobuseve
Rikonstruktimi i sheshit Skenderbej, vec trajektoreve te trafikut te automjeteve, ka ndryshuar edhe destinacionet e autobuseve te disa linjave urbane.
Pothuajse te gjitha linjat e autobuseve te qytetit nisen ose kane stacione ne shesh, dhe punimet qe po kryen kane devijuar perkohesisht trafikun, si dhe kane zhvendosur disa prej stacioneve. Keshtu ka ndryshuar vendi i nisjes per autobuset e linjave periferike si Laprake, Vore, Institut e Kamez. Stacioni final i Laprakes, Vores dhe Institutit eshte zhvendosur perballe Muzeut Historik Kombetar.
Ndersa stacioni i ri i linjes se Kamzes eshte zhvendosur ne fillim te rruges Mine Peza. Gjithashtu, ndryshime kane pesuar edhe stacionet e autobuseve qe transportojne qytetaret drejt qendrave tregtare jashte Tiranes. Stacioni i ri i tyre eshte zhvendosur ne fillim te Rruges se Durresit.
Ne kete riorganizim te trafikut te qendres se Tiranes, ka ndryshuar edhe trajektorja e linjes se autobuseve Tirana e re, nderkohe qe vetem nje stacion i kesaj linje eshte zhvendosur pak metra me tej.
Ata qe me pare prisnin autobusin tek Muzeu Historik kombetar, duhet te zhvendosen pak metra me tej, perballe universitetit privat, per te kapur autobusin e linjes. Qytetaret, te cilet nuk jane paralajmeruar me pare per keto ndryshime, duhet te degjojne borine e autobusit, i cili u terheq vemendjen per ndryshimin e stacionit.
Trajektorja e re e kesaj linje vazhdon perreth Muzeut, del ne kryqezimin e rruges se Durresit dhe te Kavajes, vazhdon pas bankes se Shqiperise deri ne fillim te rruges Myslym Shyri dhe me pas kthehet per te dale ne Bulevardin Deshmoret e Kombit, per te ndaluar me pas ne stacionin e perhershem. Keto stacione do te aplikohen per sa kohe kryhen punime ne sheshin Skenderbej.