Publikuar me : 30.11.2011 Ne :
Sport - 73 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Xhek Preçetaj
Prej 3 vitesh në Shqipëri kanë filluar lojërat e stritbollit (streetball – basketboll në rrugë), që mbledhin së bashku të apasionuar të basketbollit por jo lojtarë profesionistë, për të luajtur në fushat e vogla që ka krijuar bashkia. “Ne dëshironim që traditën e sportit në rrugë të parë nëpër televizione, ta sillnim edhe në Shqipëri dhe ndaj para tre vitesh vendosëm që në Vlorë, Shkodër dhe Tiranë të hapnim kampionatin e parë të stritbollit. Në vitin e parë nuk kishte shumë interes dhe ndaj në dy vitet në vijim kampionatin e spostuam në Tiranë dhe patëm një mbështetje të gjerë”, shprehen për Shekullin Endrit Fetahu dhe Kreshnik Halilaj, dy organizatorët. Dje u zhvillua Kupa e Pavarësisë në fushën e basketbollit pranë stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë.
Në kupë morën pjesë 18 ekipe nga ku 10 ishin për kategorinë e moshave të rritura (mbi 18 vjeç) dhe 6 ekipe për moshat e vogla (nën 18 vjeç). Skuadrat ishin të ndara 3 me 3 dhe zhvillonin ndeshje direkte prej 15 minutash. Kampion në këtë sfidë doli ekipi “Real 2011” e cila u ndesh në finale me ekipin “NJPE”, rezultati i së cilës doli 14-13, ndeshje kjo që u vendos me një kosh në sekondat e fundit. “Por ky organizim nuk njeh vetëm Kupën e Pavarësië, por edhe kampionatin i cili u zhvillua një muaj më parë, ku morën pjesë 40 ekipe.
Gjithashtu ne marrim pjesë edhe në “StreetballEurope”, një kampionat që zhvillohet në Kosovë dhe ku marrin pjesë ekipe përfaqësuese nga Evropa, si: Gjermania, Hungaria etj, si dhe ekipet e Malit të Zi, Maqedonisë, të cilat përbëhen nga lojtarë shqiptarë të diasporës. Këtë vit kampione ishte Kroacia, ndërkohë vitin e kaluar kampion doli ekipi ngaMalii Zi, që përbëhej nga 4 lojtarë shqiptarë. Ekipi përfaqësues përbëhet nga 4 lojtarë që zgjidhen sipas zotësisë për të luajtur dhe ky ekip njihet me emrin “Red and Black Eagle” (Shqiponja Kuqezi). Ndërkohë, ky sport në Kosovë është shumë popullor dhe zhvillohet prej 12 vitesh.