Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Baxha e dokumentarit

Publikuar me : 11.05.2011 Ne : Kulture - 378 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kater fitues dalin nga konkurrimi per film dokumentar, nje shifer qe nuk nderron prej vitesh. Qendra Kombetare e Kinematografise e beri te ditur dje menjehere vendimin se cilet marrin mbeshtetje nga fondi publik per vitin 2011.


Keshilli Miratues i Projekteve te Filmit Artistik dhe Filmit Dokumentar, i perbere nga Teodor Laco, Esat Musliu, Bujar Lako dhe Durim Neziri i mbledhur dje, 10 maj 2011, mori ne shqyrtim 11 projekte per film dokumentar.


Si paraqitet panorama e ketij viti per nje nga gjinite me te izoluara te kinematografise shqiptare?
Ne konkurrim hyne Misionare te kultures dhe pavaresise me regji te Mark Topallajt; nga i njejti autor dhe e njejta shtepi filmike, Producent Idromeno, u paraqit At Zef Valentini dhe Shqiperia; Saimir Kumbaro bashkepunon me historianin Uran Butka per skenarin e projektit Demokracia perballe diktatures; Donika Muci me Marko Bocari mbi skenarin e Luan Rames; nje profil patrioti Hasan Tahsini - Deti i diturive, me regji te Kujtim Gjonajt autor i dokumentareve per Konicen, Shuteriqin etj.; Epos me regji te Ylli Pepos dhe skenar te Shaban Sinanit.


Dyshja ka bashkepunuar edhe per Beratinus, dokumentare mbi dy studime te Sinanit; Gjurme te nxehta te Edith Durhamit me regji dhe skenar te Stefan Çapalikut; Femra ne objektiv me regji dhe skenar te Elkjana Gjipalit; Sa kam shprese, kam jete me regji dhe skenar te Esat Telitit; dhe Ne hapesirat e nje jete me regji te Kujtim Gjonaj dhe i njembedhjeti Piro Mani, emblema e teatrit me regji te Pellumb Dervishit.


Keshilli i Miratimit te Projekteve pasi diskutoi rreth projekteve te paraqitura dhe vleresoi raportin e tyre financiar qe behet nga Komisioni Financiar prane QKK, vendosi ti propozoje Kryetarit te Qendres Kombetare te Kinematografise financimin e kater projekteve kinematografike. Jane At Zef Valentini dhe Shqiperia me regji te Mark Topallajt, skenar te Ndricim Kulles, Producent Idromeno; Demokracia perballe diktatures me regji te Saimir Kumbaros me skenar te Uran Butkes, Producent Papadhimitri Film Production sh.p.k., Marko Bocari me regji te Donika Mucit, skenar te Luan Rames, Producent Teater Tv Studio sh.p.k.; Hasan Tahsini - Deti i diturive, me regji te Kujtim Gjonajt, skenar te Enver Kushit, Producent Cinemania.


Plus tri projekte per dokumentare tematike per Skenderbeun, emigrimin, Vellezerit Manaki. Plot 7 dokumentare qe financohen nga QKK ne ditet me te keqija te buxhetit per kinematografine.
A ia vlen gjithe kjo sakrifice? Çfare pret te provoje kjo shtrengese? Nga cilat premisa miratohet ky fond? Per rutine?


Qysh prej vitit 1997 kur eshte krijuar Qendra Kombetare e Kinematografise jane prodhuar mbi 80 dokumentare. Po ku jane?


Qysh prej 12 vitesh Qendra Kombetare financon rregullisht 4 dokumentare ne vit, ka pasur vite edhe me shume se kaq, me nje vlere financiare qe ka levizur nga 100 mije ne 5 milion leke per film.


Zhanri i preferuar eshte dokumentari historik. Ndoshta percaktimi me i sakte do ishte portreti historik. Dokumentare per figura te shquara te kombit mbi 50-500 vjet te vjetra.
Tre nga kater dokumentaret e miratuar dje iu kushtohen profileve te fushave te ndermjetme, albanologji, histori, rilindje, pak fe, pushke e pene.


Levrimi i zhanreve rezulton me interes ngordhalaq. Pak dokumentar social, ndonje docu-fiction, shkencor, edukativ, investigativ as qe flitet, pra zhanre te dokumentarit te gjalle mungojne.


Gati nje e treta e gjithe prodhimit te filmit dokumentar rezulton profil historik. Jane realizuar nga profesioniste te ish-Kinostudios qe nuk kane asnje ndonje kontribut ne rinovimin e gjuhes se dokumentarit. Perkundrazi. Ata kane prodhuar rregullisht dhe kane siguruar nje menyre jetese duke mos ofruar gje ne kembim. Trajtimi i dokumentarit si zhaner fosil ka ndodhur edhe per keto arsye.


Çfare provash ka dhene dokumentari shqiptar ne keto 12 vjet? Prova te cilat vetem shenjterine e sakrifices se fondeve publike per kinematografine nuk deshmojne.


Rezulton
distribucioni, zero; territoret e shitjes se filmit brenda apo jashte vendit, zero; pjesemarrja ne festivale, zero - zero cmime te fituara; bashkeprodhimet me te huaj, zero. Jane prodhime njeqind per qind shqiptare, nuk konkurrojne as jashte dhe as brenda, dokumentare qe do duhej te kishin nje treg shperndarje, nje treg qarkullimi si televizionet.


Keto jane te dhena te arkivuara tashme, nje baxhe e filmit dokumentar shqiptar.
Me kete te shkuar dhe te tashme, eshte shqetesues nje fakt qe del nga raportet e fundit te Qendres Kombetare te Kinematografise. Me 4 prill 2011 Keshilli Miratues i Projekteve te Filmit Artistik dhe Dokumentar, shqyrtoi 15 projekte te filmit artistik me metrazh te shkurter. Pothuajse te gjithe konkurrentet ishin te rinj. Keshilli ne menyre unanime vendosi te mos miratoje financimin e asnje prej projekteve.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Historia jone e dendur me folklor

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 39 here.
Historia jone e dendur me folklorNga provat e shfaqjes "Heronjte e viagres" Valeria Dedaj “Heronjtë e viagrës” janë heronj fiktiv të një shoqërie që gjithnjë ka vuajtur për të pasur udhëheqës shpirtërorë. Komedia epike e Bashkim Hoxhës, njëherësh regjisor i saj, trajton këtë fenomen të trashëguar nga tradita si shqetësim aktual. Vepra është prodhim i Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit që drejtohet nga Hoxha. Ai flet shkurt për projektin që do ta ketë premierën më 25 maj,...Lexo te gjithe artikullin »


» Jo gjithmone e perzene Even nga parajsa
» Mbe ane te “erotizmit ne kinema”
» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit
» Lamtumire maestro!
» Underground
» Viti i dyte vazhdon me shlyerjen e borxheve
» Nje kengetar ne gjuhen latine per Carl Orff-in
» Kuaj dhe bicikleta. Po viti ’97?
» Vlore, mbyllet Aulona Folk

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit