Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
BE, 14 miliard euro per vendet qe duan te integrohen

Publikuar me : 08.12.2011 Ne : Kuriozitete - 89 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 

 

Shtefan Fyle*

 

Komisioni Evropian aprovoi propozimin për të ripërtëritur mbështetjen e tij financiare të para-pranimit, pjesë e instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPA), i cili do t’i japë formë të ardhmes së Shqipërisë dhe të të gjithë rajonit në vitet në vazhdim. Ne propozojmë një investim prej 14.1 miliardë Euro ndërmjet viteve 2014 dhe 2020, për të mbështetur reformat në vendet që duan të integrohen në BE. Kjo i shtohet shumës prej 11.5 miliardë Euro të cilën e kemi dhënë nga viti 2007 deri në 2013. Ky angazhim i ripërtërirë u jep mundësi të reja vendeve të përfshira në procesin e zgjerimit për të zhvilluar ekonomitë e tyre, për të forcuar qeverisjen dhe për t’u përgatitur për anëtarësim të ardhshëm në Bashkimin Evropian.

Me këtë propozim, ne japim një sinjal të qartë solidariteti dhe angazhimi të vazhdueshëm për integrimin Evropian, si dhe për mbështetje ndaj reformave demokratike. Pavarësisht vështirësive aktuale ekonomike, dera e BE-së qëndron e hapur për të gjitha vendet të cilat plotësojnë kriteret e nevojshme. Lidhur me krizën ekonomike, kjo tregon më shumë së kurrë më parë që ne kemi nevojë për një instrument të efektshëm për të ndihmuar tranzicionin e rajonit, i cili do të sjellë më shumë stabilitet dhe siguri në të gjithë Evropën.

Kjo është e gjitha ajo që përmban propozimi i ri. Ne marrim përsipër ruajtjen e të njëjtit nivel financimesh duke filluar nga dita e sotme deri në vitin 2020, për të siguruar mbështetje financiare afat-gjatë për procesin e reformave. Në të njëjtën kohë, ne propozojmë përmirësime konkrete në mënyrën se si do të shpërndahen këto fonde për të arritur rezultate akoma më të mira. Këto instrumente të reja do të na lejojnë t’u përgjigjemi akoma më mirë nevojave dhe synimeve të partnerëve tanë. Mbështetja jonë ndaj vendeve partnere do të bëhet më e shpejtë dhe me fleksibël; duam t’i shpërblejmë më të mirët. Duam të inkurajojmë projekte të cilat janë drejtpërsëdrejti në përfitim të qytetarëve, si për shembull një administratë dhe shërbime publike më të mira, një gjyqësor më të mirë dhe një luftë më të efektshme kundër krimit dhe korrupsionit, infrastrukturë të përmirësuar dhe mjedis më të shëndetshëm. Së fundi, duam që asistenca e re të jetë më fleksibël, duke siguruar që fondet të mund të shpenzohen më mirë aty ku ekzistojnë nevojat dhe kapacitetet për t’i absorbuar ato.

Çfarë përmban programi për Shqipërinë? Shqipëria tashmë ka kufij detarë më të sigurt, pasi financimi i BE-së ka lejuar pajisjen me 7 mjete lundruese për Policinë Kufitare Shqiptare.

Programi i ri IPA do të na lejojë të adresojmë më mirë nevojat specifike të Shqipërisë pasi do të sjellë më shumë financime për zhvillimin ekonomiko-social të Shqipërisë. Mekanizmat novatore do të mundësojnë më tepër hua për infrastrukturën dhe reformat sociale nga bankat ndërkombëtare.

 

* Komisionieri për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë. Ky artikull botohet në kuadrin e adoptimit nga Komisioni Evropian të propozimit lidhur me Instrumentin e Para-Aderimit (IPA), më 7 dhjetor 2011.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Serbia heq makiazhin

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 51 here.
Arbër Zaimi Të vetmit që u habitën për fitoren e Tomisllav Nikoliçit në zgjedhjet presidenciale të Serbisë ishin europianistët paternalizues të Brukselit, këta babaxhanë që kujdesen kaq shumë për mbarëvajtjen e marrëdhënieve mes popujve të Ballkanit. Në sytë e tyre ballkanasit janë ende fëmijë, e fëmijët janë të paditur, të paformuar, me një subjektivitet të mangët. Mirëpo habia e baballarëve evropianë me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale serbe nuk zgjati...Lexo te gjithe artikullin »


» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret
» Pse tremb vota e emigranteve?
» Eksperience me nderkombetare
» Shqiptaret si faktor stabiliteti
» Promovimi politik i abetares
» Borxh edhe per rritje pagash?
» Sezoni turistik dhe indiferenca e qeverise
» Deputete qe sillen si adoleshente

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit