Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
BE Dialog ose harroni anetaresimin ne Europe

Publikuar me : 22.07.2011 Ne : Politike - 125 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Shqipëria duket se e ka humbur sërish “trenin” e Bashkimit Europian, pasi është ende larg plotësimit të kritereve. Në nisje të gjashtëmujorit të presidencës polake, mesazhi që i është dërguar Shqipërisë është i qartë: Duam të ju anëtarësojmë, por ju nuk doni të plotësoni kushtet e vendosura. Dhe një ndër kushtet kryesore është dialogu.

Gjatë konferencës së djeshme, ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi dhe ambasadorja polake, Irena Tatarzynska u shprehën se progresi për integrimin europian kushtëzohet direkt nga dialogu midis partive politike. “Unë shoh dhe kam parë në muajt e kaluar polarizim dhe mosbesim. Unë dëshiroj të shoh që besimi të shkojë në rritje dhe polarizimi të vejë në ulje. Kjo për arsye se unë besoj se integrimi është një objektiv kombëtar për Shqipërinë. BE dhe KE e kanë treguar tepër qartë se janë të gatshëm të vazhdojnë të ndihmojnë këtë proces, dhe ne kemi besim që të gjitha palët duhet të luajnë rolin e tyre që të kemi progres dhe ecuri për këtë çështje”, tha ambasadori Sequi.

Në të njëjtën vijë ishte edhe ambasadorja polake, Irena Tatarzynska vendi i së cilës sapo mori presidencës e radhës të BE-së. Ambasadorja Tatarzynska u shpreh se zgjerimi i komunitetit europian është synimi kryesor i presidencës polake, por vendet që aspirojnë duhet të plotësojnë më parë kushtet. “Zgjerimi është synimi ynë strategjik. Po ashtu unë fola edhe për parimin e asaj që quhet procesi i kushtëzimit, pra kushtet që vihen dhe që ka të bëjë me cilësinë e zgjerimit. Do të thosha që ne kemi të bëjmë me kushtet që janë të njëjta për të gjitha vendet.

Nuk mund të japim një datë, por varet nga plotësimi i kushteve”,- tha ambasadorja polake. Nga ana tjetër ambasadori i BE-së në Tiranë shmangu pyetjen lidhur me letrën që kreu i opozitës Rama i ka dërguar Komisionerit për Zgjerim Fyle, ku i kërkon adresimin e përgjegjësive për atë që ndodhi në zgjedhjet e 8 majit. “Unë nuk jam mësues, unë s’jam pedagog . Unë nuk është se jap thjesht nota. Ajo që dua të shoh është që të kemi një proces integrimi në BE dhe zbatimin e 12 prioriteteve kyçe. Një proces, i cili të ecë në mënyrë të efektshme dhe të shpejtë. Për çdo gjë tjetër mund ti referoheni deklaratave të mëparshme, asaj të datës 20 qershor dhe të asaj të dy ditëve më parë”, the Sequi.

L.Tanushi

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit