Publikuar me : 12.10.2011 Ne :
Politike - 59 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Komisioni Evropian nuk rekomandon për Shqipërinë dhënien e statusit të vendit kandidat për në BE. Kriza e zgjatur poltike dhe progresi shumë i vogël në implementimin e 12 reformave të kërkuara janë shkaqet kryesore që detyrojnë KE-në të refuzojë të nisë negociatat me Shqipërinë.
Në përfundim të takimit me kreun e prezencës së BE-së në Tiranë, Berisha mbajti një konferencë për shtyp, gjatë së cilës tha se mbetet i hapur për dialog me opozitën por që duhet të jetë dialog mbi bazën e disa parimeve kushtetuese.
“Mbetem i tërësish i hapur për dialog, pa asnjë diskutim. Pro nuk mundem kurrë të shkelmoj disa parime bazë kushtetuese të vendit. Dialogun nuk e kam në dorë unë se dialog kërkon dy palë. Nuk janë shumë një tufë parimesh. Një shumicë nuk mund të të shndërrohet në pakicë. E tentojë disa herë Rama por morn përgjigjet që i takonte”, tha Berisha.
Duke folur për një traditë negative në marrëdhëniet mazhorancë-opozitës, Berisha tha se çështjen e integrimit do ta zgjidhin shqiptarët. Berisha i pyetur se sa prej 12 kushteve ka plotësuar, ai tha se nuk e kishte lexuar ende raportin por garantojë që pikat do të jenë axhenda e punës – thuajse të njëjtën frazë që tha edhe një vit më parë.
“Nuk e kam lexuar raporti por apriori e garantoj ambasadorin se raporti përbën një program të vërtet pune për sa u përket reformave të qeverisë time. Do ta shndërroj në plan pune”, tha ai.
* * *
Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Etore Sekui pak minuta më parë ka mbërritur në Kryeministri. Qëllimi i vizitës është dorëzimi nga ana e Sekuisë së raportit të publikuar sot nga KE Kryeministrit Berisha. Raporti flet për ecurin që ka patur Shqipëria drejtë plotësimit të kushteve për integrimin në BE.
Në përfundim të takimit pritet deklaratë e përbashkët e Kryeministrit Berisha me ambasadorin e Bashkimit Europian në vendin tonë.
Ambasadori Sekui në orën 17.00 do ia dorëzojë këtë raport Presidentit Topi, në orën 17 e 45 raporti do i dorëzohet Ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto, ndërsa nesër Sekui do i dorëzojë raportin Kryeparlamentares Jozefina Topalli.
Ndërkohë që dy ditë më parë në një përmbledhje të bërë të raportit nga ana e të përditshmes “EUobserver”, u shkruar se raporti nuk kishte asgjë pozitive në lidhje me Shqipërinë, progresi i së cilës drejtë BE-së është vlerësuar si i limituar.