Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
BE-Kosove, te pergatitet udherrefyesi, dialog per vizat

Publikuar me : 22.11.2010 Ne : Politike - 147 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Iniciative Evropiane per Stabilitet i beri thirrje Bashkimit Evropian qe te ndryshoje qasjen aktuale karshi Kosoves lidhur me liberalizimin e vizave per shtetin, te nis sa me pare dialogun per viza dhe te pergatis udherrefyesin zyrtar per kete proces.


Ne raportin e fundit te kesaj organizate titulluar Izolimi i konfirmuar. Si BE-ja po minon interesat e saj ne Kosove vleresohet duke e lene Kosoven jashte procesit te liberalizimit te vizave Bashkimi Evropian po i demton interesat dhe angazhimin e tij ne Kosove.


Analistja ne Iniciativen Evropiane per Stabilitet, Alexandra Stiglmeyer i tha Radios Evropa e Lire se me perfshirjen e Kosoves ne procesin e liberalizimit te vizave, Kosova do te behej partnere e BE-se ne luften kunder krimit te organizuar e korrupsionit, do te stimulohej per zbatimin e reformave evropiane nga institucionet vendore dhe per forcimin e bashkepunimit me EULEX-in.


Por e tere kjo, sipas saj, do te varet nga veprimet e ardhshme te Komisionit Evropian.


Varet se sa kreativ do te jete Komisioni dhe se a do te propozoje ai, pas hapjes se dialogut per viza, ti jape Kosoves nje udherrefyes per viza. Kjo do te varet pastaj edhe nga reagimi i shteteve anetare. Ne mendojme se me qasjen aktuale BE-ja dhe te gjitha shtetet anetare po e demtojne veten. Pra, shpresojme qe te mbizoteroje arsyeja dhe te kuptohet se menyra me e mire por te ecur perpara eshte qe Kosoves ti jepet nje udherrefyes sa me shpejte qe te jete e mundur, tha Stiegelmeyer.


Raporti i ESI-i flet per progresin e bere nga institucionet kosovare ne nje varg procesesh sic jane ri-integrimi, siguria e kufijve dhe puna lidhur me regjistrin civil.


Megjithate, raporti kritikon Kosoven kur behet fjale per riatdhesimin e personave te ri-integruar dhe njekohesisht ben thirrje per marrjen e masave ne reduktimin e numrit te kosovareve qe kerkojne azil ne shtetet anetare te Bashkimit Evropian.


Ministri ne doreheqje per Integrime, Besim Beqaj, tha se ka plane te thelluar perkthimin institucional ne procesin e riatdhesimit te personave te ri-integruar. Ai beri te ditur se eshte duke u pergatitur nje fushate per vetedijesimin e qytetareve lidhur me mundesite qe dalin nga liberalizimi i vizave.


Kemi pergatitur dhe shpresojme se shume shpejt do te fillon nje fushate e vetedijesimit te qytetareve te Kosoves se liberalizimi i vizave eshte nje mundesi e mire per te udhetuar, per ti shikuar mundesite per studime, per ti shikuar mundesite per levizje turistike, per te hulumtuar mundesite per biznes, por jo per te jetuar dhe per te pasur te drejte pune atje, theksoi Beqaj.


Ne dhjetor te vitit te kaluar, vizat me Bashkimin Evropian ishin liberalizuar per Serbine, Maqedonine dhe Malin e Zi, nje proces i njejte pritet te ndodhe ne fund te ketij viti edhe per Shqiperine dhe Bosnjen.


Ne diten e publikimit te Raporteve te Progresit per vendet e Ballkanit Perendimor, Komisionari per Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fylle, paralajmeroi nisjen ne nje afat te shkurter te dialogut per viza me Kosoven, mirepo deri me tani ende nuk eshte precizuar ky afat.


Stieglmeyer tha se me perfshirjen e Kosoves ne procesin e liberalizimit te vizave, autoriteteve kosovare do tu dergohej nje sinjal pozitiv per interesin e BE-se per kete vend. Kjo, sipas saj, eshte sidomos e rendesishme ne kohen kur pritet te nisin bisedimet ndermjet Beogradit e Prishtines zyrtare.


Procesi i liberalizimit te vizave do stimulonte palen kosovare te jete me konstruktive ne dialog, sepse do te ndjente qe Bashkimi Evropian nuk eshte duke ia zgjatur doren vetem Serbise por edhe Kosoves dhe se ka dicka qe mund te fitohet, u shpreh Steglmyer

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit