Publikuar me : 19.02.2012 Ne :
Politike - 94 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Etore Sekui, ka shprehur solidaritetin me banorët e bllokuar nga bora në veri të vendit duke dërguar ushqime për ta.
Sekui u shpreh se në ditët në vijim do t’i vizitojë këto zona për të parë nga afër situatën, ndërsa theksoi se në këtë moment, gjëja më e rëndësishme është solidariteti.
“Mendoj që solidariteti mund të tregohet edhe me gjëra të vogla. Është shumë e rëndësishme të tregohet solidaritet. Ajo është vlera më e rëndësishme e Bashkimit Europian”, tha Sekui.
Interesimit të mediave për opinionin e tij në lidhje me mënyrën e menaxhimit të situatës nga ana e qeverisë, Sekui iu përgjigj duke u shprehur se “përfundimet duhen nxjerrë në fund”.