Publikuar me : 14.12.2011 Ne :
Politike - 42 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm dhe azilkërkueseve në vendet e zonës Shëngen ka sjellë paralajmërimin e ministrave të Brendshëm të BE-së për rikthimin e regjimit të vizave.
Në një raport të paraqitur dje nga ministrat e Brendshëm të BE-së thuhet se “sfidat që paraqet situata e fundit e rritjes së fluksit të emigrantëve mund të minojë besimin në aftësinë e shteteve anëtare të BE dhe shqetësimet e saj të sigurisë së brendshme për të menaxhuar fluksin e azilkërkuesve në zonën e BE”.
Në dokument theksohet fakti se rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm imponon marrjen e masave, por kjo nuk mund të jetë në dëm të lëvizjes së njerëzve brenda zonës Shengen, çka nënkupton rivendosjen e regjmit të vizave dhe kontrolleve kufitare vetëm për disa shtete të caktuara.
Shqipërisë dhe Bosnjes iu dha e drejta e udhëtimit pa viza drejt vendeve të zonës shëngen në fund të vitit 2010.
Kohët e fundit janë dhënë sinjale për rritje të numrit të emigrantëve të paligjshëm dhe azilkërkuesve nga Ballkani në drejtim të vendeve perëndimore.