Procesi zgjedhor per Bashkine e Tiranes nuk ka perfunduar ende,- tha dje zedhenesja e Komisionerit Europian per Zgjerim, Stefan Fule, pas publikimit te rezultatit te ri te zgjedhjeve nga ana e KQZ-se. E pyetur nga mediat nese Komisioni do te njohe apo jo rezultatin perfundimtar per garen e Tiranes, zedhenesja, Natasha Butler tha Pike se pari, ne lidhje me pyetjen se a do ta njohe Komisioni Europian rezultatin e ketyre zgjedhjeve lokale ne Shqiperi.
Sigurisht qe ne fillim ne mbajtem shenim publikimin, dje, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te rezultatit per zgjedhjet per kryetarin e bashkise se Tiranes. Por ne verejtem gjithashtu ceshtjen e logjikes ligjore te vendimeve te KQZ-se, per te numeruar te ashtuquajturat vota te hedhura gabimisht, eshte nje ceshtje shqetesuese. Sipas saj, procedura e re e aplikuar nga KQZ eshte duke u shqyrtuar nga BE-ja.
Por nderkombetaret vune theksin dje tek pjesa e dyte e procesit zgjedhor ne Shqiperi, tek animimet. Ne do te vazhdojme te ndjekim nga afer plotesimin e procedurave te apelit dhe publikimin e rezultateve perfundimtare, me gjithe vleresimin e misionit te vezhguesve te OSBE-se. Ne presim qe procesi i apelit te zhvillohet ne nje menyre krejtesisht te ndershme, transparente dhe me pavaresi. Kete thirrje ja kishim bere edhe KQZ-se, e cila duhej te sillej si nje institucion kyc dhe i pavarur.
Presim gjithashtu qe ky proces i apelit te perputhet plotesisht me kuadrin ligjor ne Shqiperi. Eshte gjithashtu e rendesishme qe zgjidhje konsensuale dhe solide te gjenden per ato ceshtje te cilat nuk mbulohen ne vecanti nga kuadri ligjor dhe qe lene hapesire per interpretime, tha Butler. Permes kesaj pergjigje ajo dha edhe noten e BE-se per KQZ-ne duke thene KQZ duhej te sillej si nje institucion kyc dhe i pavarur.
Vleresimi i nderkombetareve per zgjedhjet eshte nje tjeter pike kyce e procesit te integrimit ne BE dhe ketu duket se kemi deshtuar serish. Per nderkombetaret dita e zgjedhjeve ishte e vetmja gje OK. Ajo qe ndodhi para dhe pas saj bejne qe Shqiperia te mbese ne klase. Pike se pari duhet te them se nuk ka ende nje vleresim perfundimtar per zgjedhjet, pra ne po presim raportin perfundimtar te OSBE-se.
Por sigurisht qe te bazuar ne raportin paraprak dhe ne ate te ndermjetmin, nga njera ane pame elemente pozitive, pasi dita e zgjedhjeve ishte disi e qete dhe votimi shkoi ne pergjithesi pa pengesa, pervec disa incidenteve te cilat ne i mbajtem shenim. Por ngjarjet qe ndodhen para dites se zgjedhjeve dhe ne vecanti ato ne periudhen post-zgjedhore, ne vecanti ato qe ndodhen keto ditet e fundit nuk perputhen me standardet e njohura nderkombetarisht per zgjedhje demokratike. Kjo eshte me te vertete per te ardhur keq..., tha Butler.
Kjo do te shenoje te pakten nje frenim te procesit integrues te Shqiperise, ndersa zera nga Brukseli flasin edhe per humbjen e disa prej privilegjeve qe shqiptaret kane marre deri me tani, sic eshte liberalizimi i vizave.
Brukseli anulon marreveshjen me Shqiperine
Zgjedhjet e 8 majit dhe ndryshimi ne tavolinen e KQZ-se i rezultatit per Tiranen dhane dje frytet e para ne Bruksel. Pas mesazhit te qarte te Barrosos Nuk kemi per cfare te flasim me Shqiperine, dje ishte radha e Keshillit te Ministrave te Jashtem te BE-se per te lene vendin tone jashte axhendes.
Ky Keshill u mblodh paraditen e djeshme ne Bruksel dhe diskutoi pothuajse mbi te gjitha ceshtjet e parashikuara, perjashtuar Shqiperine. Per situaten e krijuar ne vend nga ndryshimi ne tavolinen e KQZ0se te rezultatit te zgjedhjeve, Perfaqesuesja e Larte, Catherine Ashton, beri vetem nje deklarate Ne vazhdojme qe te shohim ate cfare po ndodh ne Shqiperi.
Por pas kesaj deklarate diplomatike u shfaq edhe veprimi konkret, Keshilli i Ministrave te Jashtem nuk miratoi marreveshjen kuader BE-Shqiperi per pjesemarrjen ne operacionet e menaxhimit te krizave. Ajo qe u tha brenda mbledhjes ishte Ne situaten ku ndodhet Shqiperia (e mberthyer nga nje krize politike, e cila ne vend qe te zbutej, sa vjen dhe thellohet), nuk u gjykua me vend pjesemarrja e saj per te zgjidhur kriza ne vende te treta.
Ne perfundim te mbledhjes zedhenesja e komisionit u shpreh se marreveshja eshte pothuajse gati per tu firmosur, por tani nuk eshte koha e duhur. Marreveshja kuader e BE-se per pjesemarrjen e Shqiperise ne operacionet menaxhimit te krizave eshte pothuajse nje marreveshje gati per tu firmosur, por Keshilli ndjeu se nuk ishte koha e duhur per ta firmosur kete marreveshje tani. Pozicioni i BE-se mbi Shqiperine eshte shume i qarte.
Ne duam te shohim finalizimin e shpejte te procesit zgjedhor ne Shqiperi, ne respekt te rregullave e procedurave te percaktuara,- tha zedhenesja e shefes se Politikes se Jashtme te Bashkimit Europian, Catherine Ashton.
Edhe Keshilli i Ministrave Europiane per Çeshtjet e Pergjithshme, i cili zhvilloi punimet pasditen e djeshme nuk percolli ndonje mesazh te posacem ndaj Shqiperise. Ai i kushtoi vemendje vendeve te Ballkanit ku per Bosnjen pohoi se mungon perparimi efikas, ndersa per Kroacine ku u vendos 1 korriku 2013 si date per anetaresimin e saj zyrtarisht ne BE.
I pyetur gjate konferences kryesore per shtyp, pas takimit te ministrave, nese Presidenca Hungareze e BE-se po e ndjek situaten aktuale ne vend dhe nese do te njohe apo jo rezultatin perfundimtar te ketij procesi elektoral, ministri Martoni preferoi tia delegonte ceshtjen zyres se Ashton.
Nje qendrim eshte shperndare nga Perfaqesuesja e Larte, zonja Ashton, dhe vleresoj se qendrimi flet vete. Per sa i takon rezultatit, une nuk jam ne pozicion qe te bej ndonje koment, por sic e thashe, kjo ceshtje eshte pjese e pergjegjesive te Ashton, tha Presidenca hungareze e BE-se.