Publikuar me : 02.02.2012 Ne :
Politike - 32 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj është takuar me ambasadorin e Italisë në Tiranë Massimo Gaiani, i cili sapo është emëruar në këtë detyrë, si përfaqësues diplomatik në Tiranë.
Gaiani ka shprehur konsideratat e tij më të larta për Gjykatën e Lartë të Shqipërisë duke vlerësuar rëndësinë e këtij institucioni.
Beçaj e ka falënderuar ambasadorin për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që shteti dhe homologët Italianë i kanë dhënë gjithmonë drejtësisë shqiptare.
Kryetarja e Gjykatës së Lartë ka ndër të njëjtin mendim me ambasadorin Italian në Tiranë se “gjyqësori në të gjitha vendet e botës duhet të garantojë drejtësi të barabartë për të gjithë duke luftuar fenomenet të tilla si korrupsioni dhe kriminaliteti, të cilat ndikojnë negativisht mbi sistemin gjyqësor”.
Sipas të dy bashkëbiseduesve kjo është sfidë e përditshme e cila kërkon kohë dhe angazhim të përbashkët të të gjithë qytetarëve, institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile.