Publikuar me : 25.11.2011 Ne :
Sport - 33 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Deivid Bekam me anë të një deklarate për mediat njoftoi se ka një ofertë për t`u rikthyer në futbollin Italian, por theksoi se nuk ka vendosur ende nëse do të rinovojë kontratën me Los Anxhelos Galaksinë.
36-vjeçari ka luajtur për disa muaj gjatë dy sezoneve të fundit në radhët e Milanit, por ish-kapiteni i kombëtares angleze nuk konfirmoi nëse janë kampionët e Italisë në fuqi ata që interesohen për shërbimet e tij.
Ndërkohë që në mediat amerikane qarkullonin thashetheme për tërheqjen e familjes Beikam në Francë pas interesimit të Tottenhamit, Beckham tha: “Kam patur oferta nga disa vende të ndryshme, përfshi Serinë A. Kam kaluar një periudhë shumë të këndshme në Itali dhe e adhuroj atë vend, duke nisur nga futbolli i tij. Është një prej mundësive që më tërheqin më shumë”.