Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Rajoni - 96 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Mbreti i Belgjikës, Alberto II, ka emëruar kryeministrin e ri, socialistin Elio Di Rupo.
Emërimi i Di Rupos në krye të qeverisë së belge i i jep fund krizës politike më të gjatë në historinë e mbretërisë belge, një vit e gjysmë pas zgjedhjeve.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Pallati mbretëror në një njoftim për shtyp.
Sot 6 partitë që formojnë koalicionin kanë arritur në një marrëveshje në lidhje me ndarjen e posteve – 13 poste ministrore dhe 6 sekretarë të qeverisë së re.