Publikuar me : 14.09.2011 Ne :
Rajoni - 48 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Yves Leterme dhe mbreti Alberti i II-të
Mbreti i Belgjikës Alberti II-të do të ndërpresë pushimet që po kalonte në Francë për tu rikthyer në Bruksel. Ndërmjetësuesi i tij po përpiqet të formojë qeverinë re pasi kryeministri në detyrës Yves Leterme ka bërë të ditur se do të largohet nga posti për të nisur një punë të re në Paris.
Kanë kaluar 15 muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve dhe ende nuk është formuar koalicioni qeverisës. Partitë Flemishe dhe Walloone kanë tejkaluar ngërçin ka bërë të ditur Elio Di Rupo, ndërmjetësuesi.
Partitë kanë kundërshtime lidhur me kufijtë zgjedhor në rajonin e Brukselit, që banohet nga të dy grupet etnike.
Bursat dhe agjencitë e kreditimit janë duke ushtruar presion për krijimin e një qeverie për të ndërmarrjen e reformave dhe reduktimin e borxhit.
Letrme do të largohet në fund të këtij viti për të marrë një pozicion në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.