TIRANE - Ish-zevendesministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes, Leonard Beqiri, ka deklaruar dje se nuk eshte dijeni se cfare eshte regjistruar mbi videon e dyte te dale gjate ekspertimit te kompjuterit portativ te ish-ministrit Dritan Prifti. I kontaktuar nga gazeta Shekulli mbi kete ceshtje, Beqiri ka pohuar se deri tani nuk ka informacione mbi kete ceshtje dhe se askush nga organet shteterore nuk e ka njoftuar.
Nuk kam informacione me shume nga cfare eshte bere prezent ne media, - thote ai per gazeten, i pyetur mbi detajet, per te cilat eshte ne dijeni per ceshtjen e videos. Leonard Beqiri tha se nuk e di ende se cfare ndodhet ne video dhe nese do te linde nevoja qe te perballet per kete gje ne Prokurorine e Pergjithshme, do te pergatise mbrojtjen e tij. Nuk di se cfare ka xhiruar. Dua te shoh nje here videon dhe te flas.
Nuk jam ne dijeni te ceshtjes, nese do te me therrasin, do te pergatis mbrojtjen time, - eshte shprehur ai.
Prokuroria ka pohuar se ka zbuluar nje video ne oren-kamera te Priftit, ku ai dhe Leonard Beqiri po ndajne 70 mije euro.
Nga ekspertimi teknik i kryer i provave materiale ka rezultuar se ne to ekziston dhe nje video tjeter, e cila ishte fshire, dhe qe eshte rikuperuar nga eksperti. Kjo video eshte e dates 11.03.2011, dhe ne te jane regjistruar dy persona, njeri nder te cilet eshte ish-ministri i METE-s dhe deputeti i Kuvendit te Shqiperise, shtetasi Dritan Prifti, dhe tjetri eshte ish-zevendes ministri i METE-s, shtetasi Leonard Veli Beqiri, - thuhet ne kerkesen e Prokurorise.
Sipas tyre, keta shtetas, sipas asaj qe evidentohet ne video, kane zhvilluar biseda per perfitime financiare te parregullta qe vijne nga ushtrimi i funksioneve te tyre publike, dhe ne nje moment shihet se ndajne mes tyre nje shume parash prej rreth 70 mije euro.
Perpara kesaj kerkese, Prokuroria nuk ka therritur ne pyetje as Priftin e as Beqirin. Te kontaktuar nga Shekulli te dy keta persona thane se lajmin e kane mesuar permes medias dhe se ende Prokuroria nuk i ka therritur zyrtarisht per te dhene shpjegime.
Burime prane ish-ministrit Prifti pohuan se ai do te paraqitet vete ne Prokurori keto dite per te dhene shpjegime vullnetare ne lidhje me videon. Kush e beson qe une do te filmoja veten duke bere korrupsion?? Do ta kisha sqaruar lehtesisht situaten, nese do te me ishte bere nje thirrje e thjeshte per sqarim. Me imunitet apo pa imunitet, une mirepres bashkepunimin me Prokurorine ne te ardhmen. Ne situaten qe po kaloj, pas publikimeve dhe denoncimeve te shkuara, meraku i vetem qe une kam eshte siguria e jetes sime dhe familjes, - eshte shprehur ish-ministri Prifti.
Leonard Beqiri
Beqiri eshte emeruar zevendesminister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes me propozim te kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta. Ne baze te marreveshjes se koalicionit PD-LSI, kjo e fundit propozoi perfaqesuesit e saj me 8 tetor 2009. Leonard Beqiri ka qendruar ne detyre deri me 29 shtator 2010, pas perplasjes midis Ilir Metes dhe Dritan Prifti, ne kohen kur ky i fundit dha doreheqjen si Minister i Ekonomise. Ne ate periudhe, ministri Meta emeroi ne kete detyre Sokol Dervishajn.