Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berati, kryeqendra e Despotatit te Epirit

Publikuar me : 09.12.2010 Ne : Sociale - 109 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

(Testamenti i Gjon Muzakes dhe te birit)


Despotati i Epirit ishte nje nga trevat me te rendesishme te perandorise Bizantine. Kjo perandori u themelua nga Kostandini i Madh me 11 maj te vitit 330 dhe pushoi se ekzistuari me 29 maj 1453, pasi u pushtua nga sulltani turk Muhameti II. Kjo perandori jetoi per 1123 vjet dhe 18 dite, duke qene me jete gjata ne historine e njerezimit.


Ne mes te ketij harku kohor rreth 12 shekujsh, me fillese dhe mbarese muajin maj shkelqeu dhe ra nje perandori. Brenda jetegjatesise se kesaj perandorie u thuren intriga dhe komplote, u shfrenuan sklleverit, u bene vellavrasje, u modeluan grate dhe shkelqeu piktura.


Ne tere kete histori hakmarrjesh e mizorish dritheruese, nje familje e madhe del me tere vlerat e virtytet e saj te larta, kjo familje eshte ajo e Muzakajve te Beratit. Per kete familje qe nxori per 12 breza mbreter dhe despot ka shume dokumente, por testamenti Gjon Muzakes dhe djalit te tij Kosandinit hedhin shume drite.


Ky testament i nxjerre nga Cherles Hophi (1) dhe i perpunuar me mjeshteri nga studiuesi arberesh Emanuele Polito (2) na jep me detaj jeten dhe pronen e kesaj familje te madhe. Pinjolli i kesaj familje, Gjon Muzaka, i vendosur ne qytetin e Napolit pas pushtimit te Shqiperise nga turqit shkruan Kur erdha ne kete vend, ti Teodor ishe nje vjec e gjysme dhe Adriani nje muaj e gjysme, ndersa ti Kostantin ke lindur ne kete mbreteri.


Ketyre tre djemve te tij ne vitin 1510 iu le me shkrim disa porosi qe ne themel te tyre jane ato te shkruara ne nje unaze te Pirros se Epirit, te cilat trokasin dhe sot ne cdo qenie njerezore, po i citoj


- Per te virtytshmin eshte shperblim i vogel zoterimi i botes, ndersa per te ligun eshte ndeshkim i vogel ti marresh jeten.


- Eshte i nderuar midis te nderuarave ai qe fati e neperkemb pa qene fajtor, eshte i ulet mes te uleteve ai qe fati e ngre pa e merituar.
- Ate cka mund ta beni me vullnet te lire mos e beni me force.
- Ate qe mund te merrni me miresjellje, mos e kerkoni me kercenime.
- Kur mund ta ndreqesh dike privatisht, mos e ndeshko perpara te tjereve.
- Prindi qe i le femijet te varfer, por te pajisur me mencuri, duhet ta dije se u le shume pasuri, dhe ai qe i le femijet te pasur, por pa dituri, ta dije se nuk u le asgje.
- Me mire nje ndihme e vogel e ne kohe, se sa nje ndihme e madhe jashte kohe.
- Njeriu qe behet i madh me ane te forces, e do e mira ti nenshtrohet drejtesise.
- Nuk mjafton qe nje njeri te linde i mire, eshte mire ti shmanget rastit, per te cilin do te konsiderohej i keq.


- Njeriu duhet te mendoje meqe eshte gjalle, se lumturine ia kane dhene hua, ndersa (mjerimin) fatkeqesine e ka trashegim.


Me pas ne kete testament flitet per origjinen e familjes, e cila vinte nga ato perandorake te Kostandinopojes dhe e vendosur ne qytetin e Beratit, i cili u be kryeqytet i trojeve te Muzakajve. Kjo familje vjen nga populli Mollos qe me vone u quajten Muzakaj.
Ne testamentin e Gjon e Kostandin Muzakaj flitet, se pari, per pinjollet e kesaj familje, si dhe per territoret qe kishin ne zoterim.


Aty shkruhej (Dhe me ju o bijte e mi, mbushen plot dymbedhjete brezni, duke filluar nga mbreti Britan e te tjeret me radhe, sic jane renditur ne pemen tone gjenealogjike, ku ne menyre te vecante figurojne


1 - Britani, Mbret i Apolonise dhe Ilirise
2 - Mbreti Mark Britani
3 - Gjon Andrea Mbreti i Apolonise dhe Ilirise, zot i Muzakise
4 - Andrea Sebaston Krantos (1280-1281)zot i Epirit
5 - Teodori i (1281)
6 - Andrea II (1318-1336) Despot titull qe vjen pas atij te perandorit dhe i jepet njerezve te familjes perandorake
7 - Gjini (1337) Despot i Epirit
8 - Andrea III (1389-1476) Despot
9 - Gjini II Despot
10 - Gjoni i (1476)
11 - Kostandini (1510-1550) Despot
12 - Gjoni II dhe i biri Gasper


Kjo familje nga me te medhate e Perandorise Bizantine kishte territore te medha te cilat, sic shkruan Gjon Muzakaj, banoheshin te gjitha prej shqiptareve.


Ne territoret e Muzakajve pervec Muzakis dhe Tomorrices futeshin fshati Karugua (Kavaja e sotme), krahinat e Oparit, Devollit dhe Ohrit. Arokas (Gjirokastra dhe fshatra perreth). Korizza (Korca) me tere pellgun e saj. Evaguenegiana (Gumenica e sotme) Kastoria (Kosturi) dhe deri me Edrene (Adrianopolis) etj., si dhe prona te tjera qe vinin si trashegimi nga martesat e vajzave nga dera e Muzakajve.


Ne kete testament flitet ne vecanti per Andrean II, i cili ishte Despoti i pare i dale nga kjo familje. Andreau dallua ne lufte kunder Vukoshit, mbretit te Serbise dhe armik i perandorit Bizantin. Ne vitin 1371 mbreti Vukosh kapet rob nga Andrea i II. Per kete fitore ne testament shkruhet;


Shenje mirenjohjeje per ate fitore, perandori i dorezoi si dhurate emblemen e vet, domethene, shqiponjen me dy krere me yllin ne qender qe eshte emblema e perandorise, titull e privilegjuar te Despotit te Epirit dhe vulen e arte. I dergoi edhe nje karrige princore (despotale), mbi te cilen ishte qendisur me perla, emblema e shqiponjes. Atij i qe dorezuar edhe qeverisja e qytetit te Kosturit.


Sic del nga sa thame me siper me Andrean e II Despot, krahas simbolit te familjes qe ishte burimi me dy currila uje jane dhe simbolet e dhene nga perandori Bizantin qe ne baze te tyre eshte shqiponja.


Gjithashtu, ne kete dokument permendet dhe pinjolli i familjes i quajtur Teodor, i cili se bashku me nje shpute shqiptaresh luftojne ne betejen e Kosoves ne vitin 1389, ku dhe ra heroikisht. Vend shume te rendesishem ne kete testament i kushtohet Gjergj Kastriot Skenderbeut, te cilin e kishin dhender.


Maria Muzakaj, motra e babait te Gjonit (halla), e cila ishte vjehrra e Skenderbeut. Maria u Martua me Aranit Komneni, te cilet kishin tete vajza. Njera prej tyre e quajtur Donike u martua me Gjergj Kastriot Skenderbeun dhe me pas u thirr me emrin Skenderbeg.


Per Skenderbeun shkruhet se ishte komandanti me i madh i te gjitha koherave, megjithese Gjoni dhe i biri Kostandini kishin pakenaqesi ndaj Skenderbeut per faktin se ai kishte marre Myzeqene dhe Tomorricen. Shkrimet e lena per Skenderbeun nga ate e bir Muzakaj jane te shumta e meritojne nje trajtim te vecante.

Krahas vlerave shume te medha te ketij dokumenti ka dhe disa mungesa e pasaktesi, nder mungesat eshte ajo qe flet per sulmin e Anzhuineve kunder keshtjelles se Beratit, e cila ishte nje pike kyce ne mbrojtjen e perandorise Bizantine.


Sulmi i kryer nga Karli i Anzhuineve ne vitin 1280. Ne krye te nje ushtrie prej tete mije vetash nder ta dy mije kalores te armatosur rende ne vjeshten e ketij viti filluan sulmin.


Garnizoni mbrojtes se bashku me popullsine qe jetonte brenda keshtjelles e mbrojten ate me shume heroizem. Rrethimi i keshtjelles nga Anzhuinet vazhdoi deri ne mars te 1281 ku mberriti per ndihme ushtria Bizantine e derguar nga Perandori Mikel Paleologu dhe qe u udhehoq nga nipi i tij. Beteja u zhvillua poshte kodres se kalase, ne fushe te hapur ku u shkaterruan Anzhuinet duke lene shume te vrare dhe rober.


Kjo fitore, qe pershkruhet me detaj nga kranikanet bizantin te kohes u festua per disa dite rresht ne Kostandinopoje, per faktin se po te binte Berati per pak dite Anzhuinet do te ishin ne Selanik e me pas te portat e Kostandinopojes. Festa iu kushtua Beratit qe mbrojti Perandorine.


Ne pasaktesite mund te citojme ate te dates se vdekjes se Skenderbeut ku Gjon Muzakaj u vendos ne kater dhjetor 1466 kur dihet se te gjitha dokumentet bashkekohore kane dhene daten ne 17 janar 1468. Pavaresisht nga keto pak mungesa e pasaktesi ky dokument ka vlera te jashtezakonshme per hedhjen ne drite te ketyre momenteve historike.


Per Muzakajt e Beratit mund te shkruhet shume gjate, sepse ata e meritojne. Pinjollet e kesaj familje jetuan per shekuj duke ruajtur marredheniet me token meme. Duke ndjekur pinjollet e kesaj familje kontaktuam me sternipin e Gjon Muzakajt, i cili mrekullisht e mbante kete emer e mbiemer.


Gjon Muzakaj i ri vizitoi Beratin ne gusht te vitit 2008, ku na solli shume dokumente te familjes midis tyre dhe flamurin. Ai ruante pamjen e jashtme si ajo e stergjysherve te tij. Per kete familje mund te shkruhet shume gjate per faktin se ajo beri histori.


Ne keto pak rreshta u munduam te kalonim neper shekuj te ndricuar nga kjo familje e madhe qe njihet me emrin MUZAKAJT e BERATIT. Kjo familje e ka vendin mbi nje piedestal ne qendren e qytetit te Beratit. Brezat tane e ata qe do te vijne pas nesh do ta plotesojne kete testament...


(1) - Cherles Hopfi kronike greko-romake, Berlin 1873, pp. XXXIII-XXXV
(2) - E. Polito biblioteka provinciale e Brindisit 58-b-306 30.03.1984


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te Eurovisionit

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 40 here.
Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te EurovisionitEurovision 2012 Radio Televizioni Publik (RTSH) nuk do të transmetojë natën e parë të gjysmëfinales së Eurovisionit. Organizuesit e Eurovisionit kanë pranuar kërkesën e RTSH-së që kjo natë të mos transmetohet drejtpërdrejtë por disa orë më pas. Kjo për shkak të shpalljes së ditë zie në respekt të 13 viktimave që humbën jetën në tragjedinë e Himarës. Ndërsa nata e dytë e gjysmëfinales dhe finalja do të transmetohen live nga RTSH-ja. Vendimi nuk do të ketë...Lexo te gjithe artikullin »


» Pyjet po kthehen ne pemishte per te fituar subvencionin
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri se sa ka shteti
» Ka mbetur vetem… Ulkonja!
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri sa ka shteti
» E megjithate, njerezit vinin!
» Uria ne Korene e Veriut shkakton kanibalizem
» Astmatiket, problemet qe sjell stina e veres
» Pakistani bllokon Twitter-in, ka materiale fyese per islamin
» Bleona ia del me ne fund
» Vdes pas nje beteje te gjate me kancerin Robin Gibb

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit