Publikuar me : 21.10.2011 Ne :
Politike - 27 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sali Berisha
Pak ditë pasi Presidenti i Republikës ktheu për rishqyrtim ligjin që i hapte rrugën importimit të plehrave, kreu i qeverinë ka reaguar për këtë çështje. Kreu i qeverisë Sali Berisha gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave u shpreh se problemi i ndotjes së mjedisit duhet trajtuar me emergjencë.
“Në këtë mbledhje më duhet të ndalem sërish në një pikë shumë të nxehtë për ndotjen e ambientit, me një situatë shumë emergjente që ekziston në bregun e lumit Shkumbin”.
Më tej Berisha edhe pse nuk foli drejtpërdrejtë për refuzimin e dekretimit të ligjit për “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” dhe argumentin se ligji krijon mundësi për importin e mbetjeve që bie ndesh me synimin për mbrojtjen e mjedisit dhe pakësimin e ndikimeve negative të mbetjeve. Nga ana tjetër Berisha la të kuptohej se jo si radhë përsëri mund të vendos të dërgojë të njëjtin ligj pa asnjë ndryshim tek Presidenti.ekziston në bregun e lumit Shkumbin. Ndaj ne duhet të ndalemi në këtë problem në mënyrë shumë të vendosur, sepse situata është emergjente”, tha ai duke shtuar se Shqipëria do të ndjekë rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm “green way”.
“Qeveria ka kohë që merret periodikisht me këtë problem dhe do të merret në mënyrën më intensive, do të përcaktohen të gjitha rregullat për përgjegjësitë, sepse ligjet tona për mjedisin janë shumë të mira, janë ndër ligjet më të avancuara, të standardeve më të mira” tha Berisha duke shtuar se “Le të thotë çfarë të dojë aleanca e “plehut”, apo e antiglobalëve, por kjo qeveri ka pasur dhe do të ketë përparësi absolute mbrojtjen e mjedisit dhe i garantoj mjedisorët se unë jam njëri prej tyre, por jo antiglobal”.
* * *
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin për menaxhimin e mbetjeve duke argumentuar se ligji shkel Kushtetutën. Në motivacionin për kthimin e ligjit Topi thekson se krijimi i mundësive për importin e mbetjeve bie ndesh me synimin për mbrojtjen e mjedisit dhe pakësimin e ndikimeve negative të mbetjeve.
“Parashikimi i nenit 49, për importin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë, vlerësoj se del jashtë qëllimit të ligjit. Në një kohë kur i tërë ligji i është dedikuar marrjes së masave dhe kryerjes së procedurave për menaxhimin mjedisor të mbetjeve në Shqipëri, si një problem i rëndë dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot, krijimi i mundësive për import të mbetjeve të vendeve të tjera, duket se bie ndesh me qëllimin e deklaruar për“minimizimin e mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve”, apo “pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve”, argumentoi Presidenti mbi kthimin e ligjit.
Ligji që i hapte rrugën importimit të mbetjeve u miratua në Kuvend, por me mos dekretimin e ligjit nga ana e Presidentit, kthen edhe njëherë në qendër të vëmendjes çështjen e shumë debatuar.
Ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” u miratua në Kuvend me 22 shtator me 69 vota pro dhe 55 kundër.