TIRANE - Hetuesit jane treguar te rezervuar ne lidhje me komunikimin e pistave te mundshme te atentatit ndaj Avllajt, duke mos dhene detaje rreth dyshimeve te tyre.
Dritan Avllaj, 40 vjec, banues ne Tirane, u qellua me arme zjarri te enjten ne mbremje rreth ores 22 00, ne rrugen Mihal Grameno.
Avllaj udhetonte me nje automjet Mercedez- Benz, me targa gjermane El 412 S, i drejtuar nga shoferi i tij. Ne drejtim te Avllajt, dy persona te panjohur qe udhetonin me motor qelluan dy here dhe e plagosen ate ne shpatull, ndersa ne kete kohe shoferi shtoi shpejtesine e vetures se tij duke shmangur perseritjen e te shtenave ndaj tij, te cilat mund te rezultonin fatale.
Diten e ngjarjes, Dritan Avllaj ka komunikuar edhe me kreun e Partise Demokratike, njekohesisht kreu i qeverise, Sali Berisha. Nuk dihet se cila ka qene tema e bisedes mes tyre, por burimet thone se ajo ka zgjatur disa minuta, dhe se komunikimi telefonik figuronte ne telefonin celular te Avllajt. Sipas gazetave afer qeverise, z.Avllaj ne deshmite e tij per policine, ka thene mes te tjerash edhe qe armiqte e tij jane njerez publike.
Berisha-Avllaj-Hajdin Sejdia
Ne blogun e tij online Mustafa Nano citonte dje lajmin e djeshem te Shekullit per telefonaten Avllaj-Berisha dhe shprehte habi, duke e perfunduar nje nga nanonjuzet e tij me shprehjen He, nuk eshte e pabesueshme? Apo kur flitet per Berishen nuk ka asgje te pabesueshme?!
M.Nano ka te drejte qe habitet, pavaresisht se eshte nje njohes i mire i menyres si funksionon dhe si i nderton lidhjet e tij Berisha. Por, per ata qe e dine se cili eshte nje nga shqetesimet me te medha te koheve te fundit te Berishes, lajmi nuk eshte surprize, perkundrazi, ishte nje konfirmim i asaj qe ne qarqe biznesi ne Tirane perflitet prej disa kohesh.
Telefonata e nxjerre padashur nga nje rrjedhje informacioni ne deshmite e dhena ne polici pas atentatit, nuk eshte as e para, as e fundit. Lidhja direkte mes Berishes dhe z.Avllaj ka te beje me projektin bashkiak per ndertimin e Xhamise se re te Tiranes. Kjo lidhje eshte burimi i rishfaqjes ne Tirane kohet e fundit te nje personazhi te hershem, emri i te cilit ne memorien e kryeqytetasve lidhet pikerisht me truallin ku do ndertohet Xhamia, qe njihet edhe si e famshmja grope e Hajdin Sejdise.
Pergjigjen per pyetjet pse Avllaj dhe cila eshte lidhja e tij me Hajdin Sejdine, e dine thuajse te gjithe Z.Avllaj ka qene shofer i Hajdin Sejdise gjate kohes qe ky emer ishte aktiv ne Tirane.
Fushata kunder Xhamise
Njerez afer Berishes mjafton ti ngacmosh pak, per te kuptuar qe kjo puna e xhamise eshte nje nga idete e Rames qe e ka nervozuar pa mase Berishen. Eshte gati te beje cdo gje per te arritur rezultatin e mbikalimit te Zogut te Zi. Me nje ndryshim Projekti i xhamise duhet mbytur qe ne lindje.
Sinjalin e pare e dhane mediat proqeveritare, me sulmet e njekohshme ndaj projektit te bashkise se Tiranes per ngritjen e nje xhamie te re ne kryeqytet. Hajdin Sejdia u riaktivizua pikerisht ne kulmin e fushates se tyre. Nese lexohet reagimi i tij, i botuar (per habine e organizatoreve te fushates) pikerisht ne Shekulli disa dite me pare, qellimi kuptohet lehte peshtjellim me shkak-sherrin e perhershem te pronave per te penguar me cdo menyre avancimin e idese se ndertimit te Xhamise se re, sipas projektit bashkiak.
Ne nje reagim per gazeten Shekulli, nje jave me pare, permes perfaqesuesit te shoqerise Iliria Holding, Sejdia ishte shprehur kunder projektit, duke thene mes te tjerash qe bashkia duhej ti drejtohej qeverise per praktikat e shpronesimit dhe duke permendur nje numer enorm pronaresh pretedente.
Reagimi me pas permendte siperfaqen, investimet e meparshme dhe praktikat ligjore, duke lene ne heshtje pyetjen kryesore Pse pikerisht tani, dilet me keto pretendime dhe ne gjithe keto vite eshte heshtur? Ne reagim, shoqeria Iliria Holding eshte shprehur skeptike per zgjidhjen e problemit te pronesise se tokes, pasi aty ku eshte menduar te jete xhamia dhe objekti muzeal, ka pronare te tjere, nderkohe qe prona qe zoteron Komuniteti Mysliman Shqiptar eshte e shperndare ne tere siperfaqen prej 18400 meter katrore, ne rreth 30 ngastra te vogla qe fillojne nga 18 metra e lart, sipas vendimeve te Komisionit te Pronave.
Me te gjitha batarete
Sic e ka zakon, edhe mbi kete projekt, kreu i qeverise eshte leshuar me te gjitha batarete. Kryetitujt e mediave te shtuara proqeveritare dhe riaktivizimi i Sejdise nepermjet Avllajt duke u premtuar rikthimin ne truallin ne fjale te projektit te madh per qender tregtare qe flinte ne sirtaret e tyre, nuk jane konsideruar te mjaftueshme.
Eshte kerkuar me ngulm mbeshtetja e Komunitetit Mysliman dhe per kete ka patur si gjithmone goditje poshte mesit, duke shfrytezuar edhe qenien e djalit te kreut te ketij Komuniteti Selim Muces ne postin e Sekretarit te Dyte te Konsullates se Pergjithshme ne Stamboll. Z.Ermal Muca figuron ne listen e emerimeve qe u eshte dhene si pergjigje nje grupi deputetesh nga Ministria e Jashtme. Shkresa ka numrin e protokollit 567 Indeksi 1 - Kthim Pergjigje dhe bashkengjitur eshte nje liste emerimesh per periudhen 2005-2010.