Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha Brenda gushtit dorezohen pergjigjet mbi raportet e eksperteve te KE-se

Publikuar me : 05.08.2010 Ne : Politike - 140 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Raportet e Komisionit Europian te hartuar nga tre ekspertet qe erdhen ne korrik ne Shqiperi per te verifikuar progresin e bere ne tre ceshtjet qe KE la si detyre per vendin tone ka qene arsyeja qe Kryeministri Berisha i kerkoi administrates angazhim maksimal, pavaresisht periudhes se pushimeve per te permbushur kushtet e mbetura.


Duke folur per tre kushtet e fundit te mbetura, per te cilen qeveria shqiptare do te testohet nga raporti, kreu i qeverise i beri thirrje administrates qe te nxjerre te gjitha problemet e mbetura per ti zgjidhur ato. Kryeministri Berisha i cilesoi raportet e eksperteve si objektive, pasi, sipas kryeministrit, ekspertet paten rastin ti preknin gjerat ne vend.


Raporti per vizat

Kryeministri Sali Berisha i kerkon ministrave dhe administrates qe te punojne maksimalisht per permbushjen e kritereve te lena nga Bashkimi Europian per procesin e liberalizimit te vizave.


Sipas kryeministrit Berisha, pavaresisht punes se mire, perpjekjet per permiresimin e punes duhet te vazhdojne me tej. Kreu i qeverise deklaroi se administrata shteterore do te vazhdoje punen per te shqyrtuar raportet e eksperteve te Komisionit Europian. Serish ju ftoj qe gjate gushtit raportet te studiohen. Kerkoj nje shqyrtim kompleks, deklaroi kreu i qeverise.


Duke i vleresuar raportet objektive, Kryeministri kerkoi studimin me kujdes te tyre dhe dhenien e pergjigjeve brenda afatit te percaktuar ne fund te muajit gusht, ne menyre qe te percaktohen objektivat e reja te qeverise. Kjo eshte jashtezakonisht e dobishme, - theksoi Kryeministri - ne menyre qe te procedohet me tej me reformat. Per shefin e mazhorances, lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar kerkojne nje pune me te madhe per permiresimin e situates.


Thashe edhe nje here, dy ceshtje jane themelore lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Makineria jone duhet te shohe se si mund te permiresohet me tej, theksoi Berisha. Gjate mbledhjes se qeverise, kryeministri kerkoi shqyrtimin me kujdes te raporteve te ardhura nga ekspertet e BE-se.


Duke falenderuar te gjithe administraten per seriozitetin e madh, do te kerkoja qe ky proces, i cili konsistoi me nje sere reformash per vendin, te jete nje proces qe te njohe konsolidim te metejshem dhe nivele te reja, u shpreh Berisha. Sipas kreut te qeverise, procesi i liberalizimit te vizave eshte nje nder arritjet me te medha te qeverise dhe per te gjithe shqiptaret.


Duhet te nxjerrim cdo problem, pavaresisht arritjeve, ne menyre qe te procedojme me reformat. Shqyrtimi dhe rishqyrtimi i perpjekjeve tona ne kete lufte eshte domosdoshmeri, u shpreh kreu i mazhorances.


Me tej, kryeministri Berisha u ndal ne secilen prej pikave qe i jane lene vendit tone nga raporti i eksperteve te Komisionit Europian per tu plotesuar. Sipas kreut te qeverise, lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar nuk do te perfundoje kurre. Lufta kunder krimit te organizuar eshte nje lufte qe nuk nderpritet kurre. Suksesi i saj varet sa je ne gjendje te konsolidosh ate qe ke arritur dhe me vendosmeri te percaktosh objektiva te tjera, theksoi Berisha.


Ekonomia


Kryeministri Berisha, duke u ndalur ne mbledhjen e qeverise ne zhvillimet e ekonomise shqiptare, u shpreh optimist, duke deklaruar se muaji korrik shenoi rritje me 65 per qind te eksporteve shqiptare.


Sipas kreut te qeverise, ne total, eksporti i 7 muajve kap vleren e 95.2 miliard lekeve, kundrejt 57 miliard te 7 muajve te vitit te kaluar. Shefi i mazhorances deklaroi se Shqiperia eshte vendi me rritjen me te madhe te eksporteve gjate ketij muaji. Rritjet jane jashte cdo parashikimi.


Asnje vend nuk ka regjistruar nje rritje te tille eksportesh ne keto 7 muaj, theksoi kreu i qeverise. Per kreun e qeverise, rritja e ekspertove ka ndikuar edhe ne uljen e shifrave te papunesise ne vend.


Turizmi


Sezoni turistik nuk mund te qendronte jashte vemendjes se kreut te qeverise ne mbledhjen e qeverise, duke deklaruar se numri i turisteve te huaj qe hyne ne vendin tone per muajt qershor-korrik llogaritet ne rreth 1.4 milione ose 26 per qind me shume se viti i kaluar. Duke folur ne mbledhjen e qeverise per ecurine e sezonit turistik, Kryeministri Berisha shprehu bindjen se kete vit numri i turisteve do ta tejkaloje ate te vitit te kaluar.


Per kryeministrin, turizmi po shnderrohet gjithnje e me shume nder deget me kryesore te ekonomise shqiptare, kur vetem ne dy vjet, sipas Berishes, turizmi u rrit me 60 per qind. Kreu i qeverise u shpreh se nje nder faktoret kryesore per kete rritje, eshte edhe ndertimi i rruges Durres-Morine. Ishte jashte cdo mundesie te arrihej kjo po te mos ishte rruga. Nje rritje e tille eshte teresisht kontribut i rruges se kombit, deklaroi Berisha.


Nje tjeter faktor i rritjes se numrit te turisteve kete vit, sipas kreut te qeverise, ka qene edhe permiresimi i infrastruktures ne zonat turistike. Kryeministri Berisha deklaroi investimet e qeverise ne zota turistike kapin shifren 750 milione euro, nga Ksamili ne Velipoje, cka ka bere, sipas tij, qe ne 5 vjet, numri i turisteve te dhjetefishohet ne 3 milione.


Por, kreu i qeverise i terhoqi vemendjen autoriteteve te mjedisit, duke kerkuar me teper profesionalizem nga ata gjate inspektimeve ne lokalet bregdetare per ndotjen akustike.


Inspektoret e mjedisit paraqiten pa aparat. Inspektoret e mjedisit nuk mund te shkojne te paraqiten askund me duart ne xhepa, por vetem me aparatet matese, theksoi Berisha. Gjithsesi, kreu i qeverise u shpreh i vendosur per te mos lejuar zhurmen e larte nga muzika neper lokale pas mesnate.


Fondi per familjet e viktimave ne Gjegjan


Keshilli i Ministrave miratoi ndryshimet ne fondin qe do te shkoje per te ndihmuar familjet e prekura nga aksidenti i ndodhur me 17 korrik ne aksin Rreshen - Fushe-Arrez. Qeveria rriti me 950 mije leke te reja buxhetin e meparshem per keto familje.


Ne vendimin e qeverise thuhet se ne vendimin nr. 584, date 27.7.2010, te Keshillit te Ministrave, vlera e fondit prej 21 100 000 lekesh do te zevendesohet me 22 050 000 leke. Nderkohe, listes se viktimave i eshte shtuar edhe emri i 15-vjecarit Erikson Gjin Peraj. Ne aksidentin e ndodhur ne aksin Rreshen - Fushe-Arrez humben jeten 15 persona, ndersa 11 te tjere u plagosen.

Viti i Nene Terezes


Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, ne buxhetin e miratuar per vitin 2010, do ti shtohet fondi prej 24 928 000 lekesh, per realizimin e veprimtarive ne kuader te festimeve te 100 - vjetorit te lindjes se Nene Terezes. Efektet financiare te perballohen nga fondi rezerve i Keshillit te Ministrave. Per zbatimin e ketij vendimi u ngarkua Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve.


Sipas ministrit grek, Shqiperia eshte pjese e axhendes se Greqise per vitin 2014 Meta - Droutsas, Ballkani ne BE brenda 2014


Ministri i Jashtem Plotesues i Greqise, Dimitris P. Droutsas, siguroi ministrin tone te Jashtem, Ilir Meta, per vullnetin politik te Greqise, ne drejtim te zbatimit te nismes greke per integrimin e gjithe vendeve te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Europian, brenda vitit 2014.


Ne njoftimin e Ministrise se Jashtme thuhet se ministri Droutsas perseriti mbeshtetjen e pales greke ne finalizimin e shpejte te procesit per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare, si dhe per marrjen e statusit te vendit kandidat te Shqiperise ne Bashkimin Europian.


Edhe njehere dua te theksoj rendesine qe ne i japim afrimit te perspektives europiane te te gjithe rajonit dhe natyrisht edhe te Shqiperise. Sic e dini, Greqia eshte nje mbeshtetese e fuqishme e kesaj perspektive, theksoi Ministri i Jashtem Plotesues i Greqise gjate takimit me ministrin Meta.


Zevendeskryeministri dhe Ministri i Jashtem shqiptar, Ilir Meta, vleresoi marredheniet shqiptaro-greke dhe shprehu bindjen per forcimin dhe intensifikimin e tyre te metejshem ne te ardhmen. Agjenda, 2014 ka qene dhe vazhdon te mbetet nje nxitje e fuqishme per ne, por edhe per BE-ne, qe te adresoje aspiratat europiane te vendeve te rajonit, u shpreh Ministri i Jashtem, Ilir Meta.


Nderkohe, zv.kryeministri u shprehu mirenjohjen autoriteteve greke per plotesimin e kuadrit ligjor qe, sipas tij, kane qene ne dobi te integrimit te plote te shqiptareve qe jetojne e punojne ne vendin fqinj.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit