Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha del ne mbrojteje te Albana Vokshit

Publikuar me : 22.11.2010 Ne : Politike - 95 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Kryeministri Berisha mbrojti dje deputeten Albana Vokshi per perplasjen me policine dhe gjykatat e Kosoves.


Pas skandalit te krijuar nga Vokshi ne piken kufitare te Vermices dhe me pas ne gjykate, Berisha doli hapur ne mbrojtje te deputetes se PD-se duke fajesuar shtetin me te ri ne bote, Kosoven, per ate qe ndodhi. Ai e cilesoi ngjarjen si nje akt te paprecedente.


Duke u shprehur per here te pare per kete ngjarje, kryeministri deklaroi se ngjarja eshte sqaruar me autoritetet kosovare.


Ky ka qene akt i papergjegjshem dhe vetem kaq. Kryeministri i Kosoves me ka telefonuar mua po ate nate.


Ka paraqitur ndjesen e tij, me ka kerkuar tia percjell deputetes Vokshi ndjesen e tij per aktin dhe garantuar se do te nxirren te gjitha pergjegjesite. Me tutje kjo eshte kaq dhe vetem kaq dhe absolutisht asgje tjeter. Nje gje qe ndodh, por ka nje qeveri qe qendron teresisht ne pozicionet e duhura,- theksoi Berisha.


Nderkohe dy dite me pare vete deputetja Vokshi sqaroi edhe skandalin e ndodhur ne kufi me 14 nentor duke pohuar se ka kerkuar edhe ndihmen e krereve me te larte te qeverise shqiptare, duke i bere presion shtetit te ri te Kosoves qe te terheqe te gjitha akuzat.


Per kete ngjarje te shemtuar, kam vene ne dijeni Kryeministrin e vendit, Kryetaren e Parlamentit, ministrin e Brendshem, ministrin e Drejtesise, ministrin e Puneve te Jashtme, Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit.


Ngjarja po sqarohet ne nivel nderqeveritar,- tha deputetja e PD-se, Albana Vokshi. Perfaqesuesja e mazhorances mohoi akuzat qe ka thyer rregullat dhe procedurat e policise kufitare Kosovare, duke i sulmuar autoritetet e shtetit me te ri per moszbatim te drejtave te njeriut.


Nuk eshte e vertete qe kam refuzuar kontroll te dokumenteve apo te makines me te cilen udhetoja; e mbi te gjitha nuk eshte e vertete qe kam fyer cilindo zyrtar te policise kufitare kosovare, - u shpreh Vokshi. Por pavaresisht deklaratave politike, deputetja e Partise Demokratike u gjobit nga gjykata me 250 euro, duke u shpallur fajtore per fyerje ndaj policit ne kryerjen e detyres se tij zyrtare dhe e dyta per moszbatim te urdhrave te personit zyrtar.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit