Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha Do bejme zgjedhje elektronike. Harroni kutite

Publikuar me : 09.04.2010 Ne : Politike - 236 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kryeministri replikon me kryetarin e grupit parlamentar te PS-se. Ruci Po shmangni krizen


TIRANE - Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka deklaruar serish dje se kriza politike nuk do te zgjidhet permes hapjes se kutive te votimit. Kreu i mazhorances qeverisese, duke folur dje ne Kuvend, vuri ne dukje se kerkesa e opozites per hapjen e kutive te votimit nuk do te merret parasysh, si rruge per zgjidhjen e ngercit politik dhe se qeveria qe ai drejton do te aplikoje votimin elektronik per zgjedhjet e ardhshme, me qellim shmangien e kontestimeve.


Ne kete menyre, sipas Berishes, nuk do te kete me kuti votimi qe te kerkohen per tu rihapur nga opozita. Ai u kerkoi gjithashtu socialisteve qe te ndalojne akuzat ndaj komisionereve te tyre per manipulime ne procesin e numerimit gjate zgjedhjeve te fundit parlamentare.


Berisha ka ironizuar ndaj deputeteve socialiste, duke theksuar se ata kane frike nga aplikimi i votimit elektronik dhe se do te mjaftohen vetem me stilolapsat me bateri qe perdorin ne Kuvend. Por, e bukura eshte se do tju nxjerr edhe juve nga kutia. Po, po, do tju nxjerr. Do tju nxjerr edhe juve nga kutia. Nuk do te kete ne zgjedhjet e ardhshme, as kuti, as komisione, as flete votimi. Prit, prit, keni frike nga teknologjia. Mos u tregoni prehistorike.


Me degjoni mua. Do te marre fund gjyqi i shemtuar publik qe po u beni cdo dite ne Parlament 20 mije komisionereve socialiste. Nuk ka me komisionere, ka vetem votim me gjurmen e gishtit te bazuar me IT. Nuk do te kete me flete votimi, do te kete ekrane flete votimi, nuk do te kete me kuti votimi, se cfare do te thoni ju me pas kur tua heq kutite une juve. Me thoni mua. Ju do te keni serish stilolapsat per te filmuar, i merrni keto se do tju jap edhe baterite, - tha dje Berisha.


Ruci


Por, kete qendrim te Kryeministrit Sali Berisha, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, e cilesoi si nje shmangie ndaj kerkeses themelore te opozites per hapjen e kutive te votimit, si rruga kryesore per daljen nga situata aktuale politike.


Sipas Rucit, ne vend qe Kryeministri Berisha te shprehe vullnetin e tij politik dhe te ofroje zgjidhje per te dale nga kriza politike, po kerkon te zhvendose vemendjen e opinionit publik. Kreu i grupit socialist, i ritheksoi edhe nje here shumices ne pushtet, se nuk ka zgjidhje te krizes politike pa bere transparencen e plote te zgjedhjeve.


Kryeministri vjen per te zhvendosur vemendjen e opinionit publik, dhe aq me teper qe te kontribuoje per uljen e situates politike, dhe te shprehe nje vullnet te mire, ben sikur nuk shikon, ben sikur nuk degjon dhe aq me pak te gjykoje per krizen politike, ekonomike dhe institucionale te ketij vendi.


Mire qe vini dhe nuk po e shikoni kete krize dhe qe nuk po degjoni opoziten qe po ju flet per kete krize, qe nuk po degjoni dhe te percaktoni rrugen per te zgjidhur krizen, por, te pakten mos mashtroni opinionin publik.

Ne vend qe ta shikosh krizen politike dhe kerkesen e opozites per berjen e transparences, perseri hedh shashkat e radhes, ben demagogjine e radhes dhe ben angazhimin e radhes. Ska zgjidhje te krizes politike pa bere transparencen e zgjedhjeve,- u shpreh Ruci.


Ai nenvizoi se zgjedhjet mund te kryhen me votim elektronik, por vetem kur te jete kryer transparenca e zgjedhjeve te fundit si dhe permiresimi i Kodit Zgjedhor. Mos harroni qe jeni Kryeministri 96-es, sesi i manipuluat ato. Mos harroni Kryeminister se ju kemi akuzuar direkt juve per 2009-en, qe vodhet zgjedhjet me listat elektronike dhe kartat elektronike, qe e quanit kryevepren e qeverisjes suaj.


Mesa duket iu ka mbetur edhe nje merak, mesa duket ky eshte meraku i fundit, pasi i vodhe me mjete primitive ne vitin 1996-te, pasi i vodhe me karta te ashtuquajtura elektronike dhe me lista elektronike me 2009-en, tani te ka mbetur te vjedhesh edhe me votim elektronik. Kete, keto po u premton shqiptareve. Shqiptaret duan zgjidhjen e krizes politike dhe nuk je ti qe e siguron votimin elektronik apo zgjedhjet e lira demokratike, por jemi te gjithe bashke, - tha ai.

Tabela

Dje ne Kuvend

Replikat midis Kryeministrit Berisha dhe kreut te grupit parlamentar te PS-se, Ruci

Sali Berisha Por e bukura eshte se do tju nxjerr edhe juve nga kutia. Po, po, do tju nxjerr. Do tju nxjerr edhe juve nga kutia. Nuk do te kete ne zgjedhjet e ardhshme, as kuti, as komisione, as flete votimi. Prit, prit, keni frike nga teknologjia. Mos u tregoni prehistorike.


Keshtu qe, ju ndryshoni statutet une do te ndryshoj procedurat e votimit. Ju ndryshoni statutet, une do te dixhitalizoj votimin dhe pastaj cfare do tu mbetet juve. Jepini fund persekutimit qe po u beni 20 mije burrave dhe grave te pafajshem te partise suaj. Lereni mos u merrni me to, merruni me Sali Berishen, merruni me kritika ndaj qeverise. Vazhdoni, por do te mbeteni, sic thote Fan Noli ne perkthimet e tij, si kofini pas te vjelit.

Gramoz Ruci Ne vend qe ta shikosh krizen politike dhe kerkesen e opozites per berjen e transparences, perseri hedh shashkat e radhes, ben demagogjine e radhes dhe ben angazhimin e radhes. Ska zgjidhje te krizes politike pa bere transparencen e zgjedhjeve. Mos harroni qe jeni Kryeministri 96-es, sesi i manipuluat ato.


Mos harroni Kryeminister se ju kemi akuzuar direkt juve per 2009-en, qe vodhet zgjedhjet me listat elektronike dhe kartat elektronike, qe e quanit kryevepren e qeverisjes suaj.


Mesa duket iu ka mbetur edhe nje merak, mesa duket ky eshte meraku i fundit, pasi i vodhe me mjete primitive ne vitin 1996-te, pasi i vodhe me karta te ashtuquajtura elektronike dhe me lista elektronike me 2009-te, tani te ka mbetur te vjedhesh edhe me votim elektronik.


Kete keto po u premton shqiptareve. Shqiptaret duan zgjidhjen e krizes politike dhe nuk je ti qe e siguron votimin elektronik apo zgjedhjet e lira demokratike, por jemi te gjithe bashke.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit