Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha Do bejme zgjedhje elektronike. Harroni kutite. Rama E pamundur

Publikuar me : 09.04.2010 Ne : Kuriozitete - 271 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

UPDATE - Asnje mundesi reale per realizimin e votimit elektronik ne Shqiperi. Keshtu eshte shprehur sot kreu i PS-se, Edi Rama, pas deklarates se kryeministrit Berisha ne Kuvendin e Shqiperise se do te adaptohet sistemi i votimit elektronik njesoj si ne Estoni.


Sipas Rames, votimi elektronik ne Estoni eshte votim me internet dhe duke qene Estonia se bashku me dy vendet Balltike ne avangarde te zhvillimeve teknologjik eshte realizuar shperndarja e internetit ne cdo skaj. Votim me internet ne nje vend qe eshte avangarde te zhvillimit teknologjik. Ku eshte lidhja mes Estonise dhe Shqiperise, ku nuk ka asnje shans te perfytyrohet shtrirja e internetit dhe garantimi i zgjedhjeve permes internetit- tha Rama.




Dje kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka deklaruar se kriza politike nuk do te zgjidhet permes hapjes se kutive te votimit. Kreu i mazhorances qeverisese, duke folur dje ne Kuvend, vuri ne dukje se kerkesa e opozites per hapjen e kutive te votimit nuk do te merret parasysh, si rruge per zgjidhjen e ngercit politik dhe se qeveria qe ai drejton do te aplikoje votimin elektronik per zgjedhjet e ardhshme, me qellim shmangien e kontestimeve.


Ne kete menyre, sipas Berishes, nuk do te kete me kuti votimi qe te kerkohen per tu rihapur nga opozita. Ai u kerkoi gjithashtu socialisteve qe te ndalojne akuzat ndaj komisionereve te tyre per manipulime ne procesin e numerimit gjate zgjedhjeve te fundit parlamentare. Berisha ka ironizuar ndaj deputeteve socialiste, duke theksuar se ata kane frike nga aplikimi i votimit elektronik dhe se do te mjaftohen vetem me stilolapsat me bateri qe perdorin ne Kuvend. Por, e bukura eshte se do tju nxjerr edhe juve nga kutia. Po, po, do tju nxjerr. Do tju nxjerr edhe juve nga kutia. Nuk do te kete ne zgjedhjet e ardhshme, as kuti, as komisione, as flete votimi. Prit, prit, keni frike nga teknologjia. Mos u tregoni prehistorike. Me degjoni mua. Do te marre fund gjyqi i shemtuar publik qe po u beni cdo dite ne Parlament 20 mije komisionereve socialiste. Nuk ka me komisionere, ka vetem votim me gjurmen e gishtit te bazuar me IT. Nuk do te kete me flete votimi, do te kete ekrane flete votimi, nuk do te kete me kuti votimi, se cfare do te thoni ju me pas kur tua heq kutite une juve. Me thoni mua. Ju do te keni serish stilolapsat per te filmuar, i merrni keto se do tju jap edhe baterite, - tha dje Berisha.


Ruci
Por, kete qendrim te Kryeministrit Sali Berisha, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, e cilesoi si nje shmangie ndaj kerkeses themelore te opozites per hapjen e kutive te votimit, si rruga kryesore per daljen nga situata aktuale politike. Sipas Rucit, ne vend qe Kryeministri Berisha te shprehe vullnetin e tij politik dhe te ofroje zgjidhje per te dale nga kriza politike, po kerkon te zhvendose vemendjen e opinionit publik. Kreu i grupit socialist, i ritheksoi edhe nje here shumices ne pushtet, se nuk ka zgjidhje te krizes politike pa bere transparencen e plote te zgjedhjeve. Kryeministri vjen per te zhvendosur vemendjen e opinionit publik, dhe aq me teper qe te kontribuoje per uljen e situates politike, dhe te shprehe nje vullnet te mire, ben sikur nuk shikon, ben sikur nuk degjon dhe aq me pak te gjykoje per krizen politike, ekonomike dhe institucionale te ketij vendi. Mire qe vini dhe nuk po e shikoni kete krize dhe qe nuk po degjoni opoziten qe po ju flet per kete krize, qe nuk po degjoni dhe te percaktoni rrugen per te zgjidhur krizen, por, te pakten mos mashtroni opinionin publik. Ne vend qe ta shikosh krizen politike dhe kerkesen e opozites per berjen e transparences, perseri hedh shashkat e radhes, ben demagogjine e radhes dhe ben angazhimin e radhes. Ska zgjidhje te krizes politike pa bere transparencen e zgjedhjeve,- u shpreh Ruci. Ai nenvizoi se zgjedhjet mund te kryhen me votim elektronik, por vetem kur te jete kryer transparenca e zgjedhjeve te fundit si dhe permiresimi i Kodit Zgjedhor. Mos harroni qe jeni Kryeministri 96-es, sesi i manipuluat ato. Mos harroni Kryeminister se ju kemi akuzuar direkt juve per 2009-en, qe vodhet zgjedhjet me listat elektronike dhe kartat elektronike, qe e quanit kryevepren e qeverisjes suaj. Mesa duket iu ka mbetur edhe nje merak, mesa duket ky eshte meraku i fundit, pasi i vodhe me mjete primitive ne vitin 1996-te, pasi i vodhe me karta te ashtuquajtura elektronike dhe me lista elektronike me 2009-en, tani te ka mbetur te vjedhesh edhe me votim elektronik. Kete, keto po u premton shqiptareve. Shqiptaret duan zgjidhjen e krizes politike dhe nuk je ti qe e siguron votimin elektronik apo zgjedhjet e lira demokratike, por jemi te gjithe bashke, - tha ai.



Dje ne Kuvend

Replikat midis Kryeministrit Berisha dhe kreut te grupit parlamentar te PS-se, Ruci

Sali Berisha Por e bukura eshte se do tju nxjerr edhe juve nga kutia. Po, po, do tju nxjerr. Do tju nxjerr edhe juve nga kutia. Nuk do te kete ne zgjedhjet e ardhshme, as kuti, as komisione, as flete votimi. Prit, prit, keni frike nga teknologjia. Mos u tregoni prehistorike. Keshtu qe, ju ndryshoni statutet une do te ndryshoj procedurat e votimit. Ju ndryshoni statutet, une do te dixhitalizoj votimin dhe pastaj cfare do tu mbetet juve. Jepini fund persekutimit qe po u beni 20 mije burrave dhe grave te pafajshem te partise suaj. Lereni mos u merrni me to, merruni me Sali Berishen, merruni me kritika ndaj qeverise. Vazhdoni, por do te mbeteni, sic thote Fan Noli ne perkthimet e tij, si kofini pas te vjelit.

Gramoz Ruci Ne vend qe ta shikosh krizen politike dhe kerkesen e opozites per berjen e transparences, perseri hedh shashkat e radhes, ben demagogjine e radhes dhe ben angazhimin e radhes. Ska zgjidhje te krizes politike pa bere transparencen e zgjedhjeve. Mos harroni qe jeni Kryeministri 96-es, sesi i manipuluat ato. Mos harroni Kryeminister se ju kemi akuzuar direkt juve per 2009-en, qe vodhet zgjedhjet me listat elektronike dhe kartat elektronike, qe e quanit kryevepren e qeverisjes suaj. Mesa duket iu ka mbetur edhe nje merak, mesa duket ky eshte meraku i fundit, pasi i vodhe me mjete primitive ne vitin 1996-te, pasi i vodhe me karta te ashtuquajtura elektronike dhe me lista elektronike me 2009-te, tani te ka mbetur te vjedhesh edhe me votim elektronik. Kete keto po u premton shqiptareve. Shqiptaret duan zgjidhjen e krizes politike dhe nuk je ti qe e siguron votimin elektronik apo zgjedhjet e lira demokratike, por jemi te gjithe bashke.

_________________


Berisha takon Ansip Do adaptojme nga Estonia votimin elektronik

TIRANE - Ideja e votimit elektorinik thene nga goja e kryeministrit, erdhi pas takimit me homologun e Estonise, Ansip. Te dy kryeministrat shprehen interes per bashkepunim ne fushen ekonomike. Teknoligjia e informacionit eshte nje fushe ku ne mund te punojme shume mire ne Shqiperi, tha Ansip, duke shtuar se shtetasit estones kryejne 99 per qind te veprime te tyre te perditshme permes kompjuterit, nis nga taksat, sherbimet bankare e madje edhe votimin e kryejne ne internet. Per kete te fundit, edhe Kryeministri shqiptar Sali Berisha u shpreh dakord per implementimin ne vendin tone. Ai i sugjeroi komisionit te reformes zgjedhore te beje nje vizite ne Estoni per te adaptuar sistemin elektronik zgjedhor.


Ne fjalen e tij kryeministri shqiptar Sali Berisha u shpreh se firmosem disa marreveshje me kryeministrin e Estonise, Ansip i cili vjen per here te pare ne Shqiperi, duke shtuar se kemi marredhenie shume te mira politike, por keto marredhenie duhen shtrire edhe ne aspektin ekonomik, ushtarak, etj.


Sipas kryeministrit shqiptar, Estonia eshte shembull suksesi ne menyren se si ka percipetuar me shpejtesi drejt anetaresimit ne BE. Berisha tha se ka biseduar me kryeministrin Ansip per hapat qe po ben Shqiperia ne kete drejtim dhe se ka marre mbeshtetjen e kryeministrit estonez per liberalizmin e vizave.


Ndersa kryeministri estonez u shpreh se Qe te jem i ndershem kjo seshte vizita ime e pare ne Shqiperi, pasi kam vizituar vitin qe kaloi Shqiperine, si turist ku kam qene ne Butrint dhe ne Sarande dhe them me bindje se Shqiperia eshte nje vend i bukur.


Sipas tij marredheniet tona jane shume te mira ne fushen politike pasi jemi te dy vende anetare te NATO-s, por ka mjaft hapesira per permiresime ne biznes. Estonezet duan te zbulojne Shqiperine, shtoi ai.


Persa i perket integrimit ai tha se ne mbeshtesim shume Shqiperine per integrimin ne BE edhe pse do te duhet edhe ca kohe deri ne antaresimin e saj. Per te arritur atje ne kemi bere reforma te medha dhe me shume shpejtesi. Tek ne zgjedhjet nuk kontestohen dhe 15 per qind e qytetareve votojne permes internetit tha Ansip. Me pas ai permendi me detaje gjithe fushat ku perdoret teknoligjia e informacionit, duke shprehur bindjen se estonezet mund te mbeshtetisn Shqiperine ne kete drejtim.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Serbia heq makiazhin

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 51 here.
Arbër Zaimi Të vetmit që u habitën për fitoren e Tomisllav Nikoliçit në zgjedhjet presidenciale të Serbisë ishin europianistët paternalizues të Brukselit, këta babaxhanë që kujdesen kaq shumë për mbarëvajtjen e marrëdhënieve mes popujve të Ballkanit. Në sytë e tyre ballkanasit janë ende fëmijë, e fëmijët janë të paditur, të paformuar, me një subjektivitet të mangët. Mirëpo habia e baballarëve evropianë me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale serbe nuk zgjati...Lexo te gjithe artikullin »


» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret
» Pse tremb vota e emigranteve?
» Eksperience me nderkombetare
» Shqiptaret si faktor stabiliteti
» Promovimi politik i abetares
» Borxh edhe per rritje pagash?
» Sezoni turistik dhe indiferenca e qeverise
» Deputete qe sillen si adoleshente

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit