Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha Do te plotesojme kriteret e mbetura

Publikuar me : 28.05.2010 Ne : Politike - 152 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE - Pas konfirmimit pozitiv nga ana e Komisionit Europian per heqjen e vizave me Shqiperine dhe kerkesen per plotesimin e kritereve te mbetura, ne reagimin e tij, Kryeministri theksoi dje se qeveria shqiptare do te beje te gjitha perpjekjet per permbushjen e ketyre kushteve.


Duke pershendetur propozimin e bere publik nga komisioneria per Çeshtjet e Brendshme dhe te Sigurise ne BE, kreu i qeverise vuri ne dukje se Shqiperia do te plotesoje strategjine per riintegrimin e te riatdhesuarve, forcimin e kapaciteteve ligjzbatuese ne luften ndaj korrupsionit e krimit te organizuar si dhe konfiskimin e aseteve te krimit te organizuar.


Garantoj komisioneren Malmstrom, Komisionin Europian dhe te gjitha vendet anetare se tri ceshtjet e lena ne ngarkim te autoriteteve shqiptare per shqyrtim dhe zgjidhje do te trajtohen dhe po trajtohen me seriozitetin me te madh nga kjo qeveri, njelloj si e gjithe paketa e kerkesave te udherrefyesit te Komisionit Europian per heqjen e vizave.


Ky proces i tille do te jete bazuar ne permbushjen e detyrimeve te percaktuara qartesisht dhe te shpallura edhe sot (dje) nga komisioneria Malstrom, - tha dje Berisha.


Rekomandimi per strategjine per rintegrimin e te riatdhesuarve, sipas Kryeministrit Berisha eshte ne diskutim e siper me faktorin nderkombetar dhe pasi te perfundoi ky diskutim, ai do te miratohet nga qeveria dhe Komiteti Nderministror per Liberalizimin e Vizave.


Ndersa lidhur me kriterin qe ka te beje me forcimin e kapaciteteve ligjzbatuese ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, shefi i ekzekutivit vuri ne dukje se jane akorduar fonde dhe burime te vecanta Policise se Shtetit per sistemin e analizes on-line te kriminalitetit ne vend. Sipas tij, qeveria se shpejti do te beje te mundur shtimin e personelit ne drejtorite e luftes kunder droges dhe trafiqeve.


Se shpejti, qeveria merr vendimin per te shtuar personelin ne drejtorite e luftes kunder trafiqeve dhe droges. Ju e keni pare qe po merren masa shume serioze per te bere zero tolerance ndaj mbjelljes se kanabisit, - u shpreh ai.


Per sa i perket permbushjes se kriterit ne zbatimin e ligjit antimafia Berisha nenvizoi se do te trefishohet personeli ne strukturat e Policise se Shtetit, si dhe kjo e fundit dhe prokuroria kane nisur nje numer ceshtjesh per konfiskimin e aseteve kriminale, ku disa prej tyre, sipas Berishes, pritet te dergohen ne gjykate.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit