Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne : Politike - 66 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit.

“Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që nëpërmjet këtij programit Brain Gain të kontribuojnë në Shqipëri”, tha ai.

Një tjetër strategji sipas kryeministrit është edhe zgjerimi i pozicioneve për këtë kontigjent në administratë. Sipas Berishës, 21 për qind e punonjësve të administratës janë të diplomuar në universitetet e huaja, në një kohë kur 6 vite më parë, ata përbënin jo më shumë se 1 për qind.

“Edhe për administratën është e domosdoshme të zgjerohen pozicionet që mund t’i ofrohen këtij kontigjenti. Në administratë, mbi 21 për qind e punonjësve janë të diplomuar në universitetet e huaja. Këshilltarët e zyrtarëve të lartë duhet të përfshihen në programin e Brain Gain. Stimuj të tjerë specifikë për zbritjen e tyre të butë në Shqipëri janë të domosdoshëm. P.sh. angazhimi part time ose online kur nuk mund të vijnë. Ka shumë prej tyre që punojnë në agjenci ndër më seriozet në botë”, tha kreu i qeverisë.

Berisha e vlerësoi si të suksesshëm programin Brain Gain, një iniciativë e filluar me ndihmën e PNUD-it disa vite më parë.

“Program i filluar me ndihmën e PNUD-it ka ardhur duke  u konkretizuar. Nga ky program kanë përfituar 140 studiues dhe studiuese të shkolluar ndër shkollat më të mira. Kjo është arritje, programi funksionoi, por tani është e domosdoshme që ky program të njohë një dimension të ri. Ministria e Arsimit duhet të ndërmarrë së pari një dialog me universitetet publike dhe private për nxitje dhe fuqizim të këtij program”, tha Berisha.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit