Publikuar me : 02.02.2012 Ne :
Politike - 41 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

“100-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë do të festohet për të nderuar ata që u flijuan për vendin, për lirinë dhe ky është motivi i parë dhe më madhor. Është e domosdoshme që ne të jemi të kthjellët”.
Kështu u shpreh kryeministri Sali Berisha, në mblodhjen e Komitetit Ndërministror për përcaktimin e axhendës, me rastin e përvjetorit të 100-të, të pavarësisë së Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ritheksoi dhe njëherë rëndësinë e këtij viti jubilar, ndërsa shtoi se kjo festë e shqiptarëve nuk do të kishte kuptim dhe pa Kosovën. Në këtë ngjarje të shënuar historike, aktivitete do të mbahen dhe në Kosovë.
“Duhet të evidentohen përpjekjet e shqiptarëve për bashkim kombëtar, sepse ato kanë qënë përpjekje të shoqëruara me sakrifica mbinjerëzore. Njërëz të cilët për flamujt e tyre, ngritën me të gjithë mundësitë, me të gjithë potencialin kundrejt padrejtësisë që ju bë shqiptarëve.
Në terësi ne duhet të përpiqemi të sjellim me barazpeshë me objektivitet jashtë trajtesave ideologjike për zhvillimet e mëdha. Historinë ne e kemi patur të veshtirë dhe të dhunshme dhe do të ishte gabim fatal per ne, që në emer të korigjimit të padrejtësive dhe manipulimeve që janë bërë, të lejonim manipulime të reja. E them këtë, sepse kjo perbën një rrezik serioz dhe do të ishte një gjë e pafalshme për ne. Në të gjitha rastet, asnjë komb i qytetëruar nuk kursen atë që quhet tradhëti kombëtare, sepse e errëson shumë të ardhmen e tij”, tha më tej Berisha.
Kreu i qeverisë e vuri theksin tek vendosja në piedestalin e meritur të disa ngjarjeve madhore, ndërsa ai i cilësoi, se me kalimin e kohës, ato janë harruar.