Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha Komunikoj me Ramen permes dy personave te emeruar nga ne

Publikuar me : 26.12.2011 Ne : Politike - 85 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryeministri Berisha ka sulmuar sërish dje Presidentin Topi duke kërkuar që të japë dorëheqjen dhe duke e akuzuar se ka shkelur Kushtetutën duke krijuar një “partiçkë”. Duke e akuzuar se të implikuar në ngjarjet e 21 janarit dhe uzurpim të KLD-së, Berisha tha se ky është momenti real i ndarjes së tyre. Duke komentuar ndryshimet kushtetuese të kundërshtuara nga Presidenti Topi dhe kreu i opozitës, Rama, Berisha tha se ndryshimet janë bërë në bashkëpunim me PS-në dhe kanë pasur konsensus të plotë. Duke u ndalur tek marrëdhëniet me Ramën, Berisha tha se ai kreu i opozitës kanë komunikim të vazhdueshëm përmes dy njerëzve që i kanë caktuar të bëjnë rolin e “emisarit”. “Dua të them se komunikimin e ruajmë në mënyrë konstante. Sa herë që e gjykojmë të nevojshme të komunikojmë, ne i kemi kanalet tona të komunikimit. Janë komunikime të besueshme. Nëse unë autorizoj një bashkëpunëtor timin që të flasë me një bashkëpunëtor të Ramës, është e vlefshme”,- tha dje Berisha në një intervistë përballë gazetarit të “Ora Neës”, Patrik Sadikaj.

 

Zoti Berisha, Presidenti Topi deklaroi pak ditë më parë se nuk do të synojë një mandat të dytë dhe se do të rikthehet në politikën aktive. Një koment për këtë deklaratë?

Kjo deklaratë vjen pasi gati dy javësh që unë a bëra të qartë shqiptarëve se ia nuk do të jetë më kandidat i kësaj shumice. Kështu që do të kishte qenë më e mbarë sikur deklarata të vinte të paktën tre javë më parë. Megjithatë më mirë vonë se kurrë. Natyrisht nuk bëhet fjalë që ai të mund të ishte kandidat i shumicës. Zoti Topi gjatë presidencës së tij ka ndërmarrë një seri aktesh do të thosha të papajtueshme kryekëput me programin e PD. Ka shkelur disa nga parimet e mëdha programore të saj dhe faktikisht po dekonsitucionalizon institucionin e presidencës duke e shndërruar atë në selinë e një partiçke të vogël, ç’ka nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e një vendi.

 

Konkretisht cilat janë këto parime?

Nuk ka pasur detyrime statutore të PD, ai i ka lënë këto detyrime dhe është larg funksioneve partiake, vetëm disa shembuj se refuzimi që i bëri ligjit të lustracionit ky i djathtë që këndonte majtas, implikimi i tij në ngjarjet e 21 janarit dhe një seri qëndrimesh të tjera pa asnjë bazë, sepse kjo parti dhe kjo shumicë ka dëshmuar ndaj tij vetëm besim dhe mirëbesim. Ka një moment në qëndrimin e njeriut, ajo që quhet njerëzi, ka në thelb dhe theksi i saj është mirënjohja, nuk është fjala këtu ndaj meje, se unë nuk ndërtoj asgjë mbi bazë raportesh personale dhe kjo është e faktuar, pro ndaj atyre që të morën dhe të vendosën ne besim të plotë në karrigen më të lartë të shtetit, tregove se kishe zero njerëzi. Në këtë kontekst mendoj se le ta lëmë dhe këto muaj që i kanë mbetur, pavarësisht se e ke shndërruar në seli të një partize, ka përcaktuar dhe nënkryetarët dhe e shfrytëzon duke dëmtuar thellë funksionet e kryetarit të shtetin. Në Shqipëri, janë ceremoniale, po ceremonialet janë të nderit të kombit. Ai që ka funksionin ceremonial ka funksion të nderojë në emër të kombit. Por nuk janë vetëm ceremoniale, de fakto dhe de juro, në ligjet e vendit Këshilli i Lartë i Drejtësisë është qeveria e drejtësisë, është ekzekutivi që i kontrollon, transferon i emëron dhe shkarkon. Të gjitha këto një pushtet, që duhet të jetë tërësisht i pavarur dhe që përjeton sot ditët më të vështira të ekzistencës, sepse sundohet nga një parti e vogël. Nga një parti që nuk është as 1 perqind, që e provoi veten në regjistrim. Partia faqezi ajo është partia. Në Shqipëri janë 60 parti dhe janë të mirëpritura dhe 60 të tjera, por brenda rregullave. Sepse kur individë të caktuar uzurpojnë institucione shtetërore, pse nuk japin dorëheqjen?…

 

Zoti Topi tha se fillimi i ftohjes me mazhorancës dhe me ju si lider i mazhorancës ka qenë pas ndryshimeve kushtetuese…

Ndryshimet kushtetuese, janë ndryshime që kërkojnë 2/3 e parlamenti dhe këto ndryshime që u bënë, u bënë me një konsensus të plotë, të madh të dy partive kryesore. Nëse zoti Topi nuk e gjente veten në këtë konsensus të gjerë të dy partive kryesore ai kishte një të drejtë të bënte përpjekje për referendum për ta bllokuar këtë proces, por në rrafshin personal, në rast se flet mazhoranca kushtetuese, as Kryeministri, as Presidenti, as Kryetari i Parlamenti nuk ka, dhe nuk mund të ketë një zë të veçantë. Nuk i mbetet asgjë, veçse të respektojë vullnetin e mazhorancës kushtetuese mbi 2/3

 

Ka pasur gjatë këtyre viteve tentativa dhe përpjekje për të gjetur një rikthim të paqes mes jush?

Unë nuk bëj luftë me njeri, jam zyrtar nuk jam luftëtar. Unë ndjek detyrën time nuk bëj luftë me njëri.

 

Cili është kontakti i fundit me zotin Topi?

Në festën e Flamurit dhe të Çlirimit. Nuk kam pengesa personale me asnjë njeri, jam jashtë atij koncepti.

 

Presidenti i ri, janë hedhur emra. Ka të vetëkandiduar si Nano. Zoti Berisha, çfarë presidenti do të kemi, e keni menduar këtë gjë?

I garantoj shqiptarët se do jetë një zgjedhje kushtetuese, në përputhje të plotë me kushtetutën. Kjo nuk ka asnjë mëdyshje. Në momente të caktuara ka kompromis, por politika nuk është konsensus. Marrëveshja më e gjerë është kushtetuta, është kontrata e qytetarëve me shtetin. Ndaj edhe unë qëndroj në të, i përkulem asaj, por siç është fajtuar në mënyrë të përsëritur, nuk kam pranuar të bëj kompromise për dhunimin e saj. Nuk do të pranoj që të tentohet të rishkruhet mbi nenet e saj. Kjo kushtetutë do respektohet. Ky vend kaloi këtë vit situata shumë të vështira, por i kaloi tërësisht brenda rendit kushtetues. Imagjino zhurmën për votat, cili është sot rezultati i saj. Rezultati i saj është u numërua çdo votë. Shqipëria pati sistemin e saj të drejtësisë, e cila gjykoi për këto vota. Në rekomandimet e ndërkombëtarëve ato konsiderohen vota të vlefshme. Nëse opozita ka vullnet të votojë për kandidatët tanë do ketë vlerësimin tim më të madh.

 

Rama shpreson për president konsensual..

Nëse Rama merr përsipër të votojë kandidatin e mazhorancës, unë e këtë e vlerësoj. Një dorë e shtrirë nuk kthehet. Unë ju them se presidenti do të zgjidhet në përputhje me kushtetutën e vendit dhe do të jetë kandidat i mazhorancës. Ky vend nuk mund të bëhet nëse nuk konsolidon kushtetutën e tij, nëse faktorët e rëndësishëm nuk kuptojnë se janë në dëm të kushtetutës. Me zotin Rama ramë dakord që presidenti të zgjidhet 50+1, çka i dha mundësi kushtetutës të funksionojë, se përndryshe duhej shkuar në zgjedhje. Tani që ne e sollëm kushtetutën në parametrat perëndimorë, tani kërkohet të rikthehemi tek ai variant, varianti grek që e çoi Greqinë në zgjedhje..

 

Rama është bërë pishman?

Në fakt është pishman i madh, por ajo është puna e tij…

 

Është folur emri i Topallit si kandidate…

Çdo drejtues i PD i ka kualitetet për të qenë ministër, kryeministër, president dhe funksionet e larta të shtetit. Ju garantoj se në mendjen time nuk ka asnjë kandidat për postin e presidentit. Kemi një afat kohor gjashtë mujor.

 

Tre vitet e fundit marrëdhënia mes mazhorancës dhe opozitës ka qenë disi e vështirë. Çfarë hendeku e bën kaq të vështirë këtë komunikim?

A është kjo çështje komunikimi? Vetëm nga tetori deri në nëntor 2009 unë kam pasur dy takime me zotin Rama. Nuk ishte problem komunikimi. Dua të them se komunikimin e ruajmë në mënyrë konstante. Sa herë që e gjykojmë të nevojshme të komunikojmë, ne i kemi kanalet tona të komunikimit.

 

Komunikime direkt?

S’ka rëndësi. Janë komunikime të besueshme. Nëse unë autorizoj një bashkëpunëtor timin që të flasë me një bashkëpunëtor të Ramës, është e vlefshme. Ne nuk i kemi vë në diskutim këtë formë bashkëpunimi. Këto dy dekada më kanë çliruar nga gjerat personale. Nuk kam probleme personale me politikanët e tjerë. Problemi themelor qëndron në faktin se zoti Rama, pasi humbi zgjedhjet të cilat besonte se do i fitonte dhe në statut e kishte shkruar se kur partia humbet zgjedhjet, kryetari largohet, u vu në situatën më të vështirë. Ndryshoi statutin…

 

Zoti Berisha, jeni për ndryshimin e sistemit elektoral?

Nuk kam prirje të jam i hapur për ndryshimin e sistemit. Sistemi është një nga ligjet më të rëndësishme të vendi dhe ta ndërrosh sipas qejfit çdo 4 vite këtë nuk e bëjë. Vetëm në respekt të sistemit, para 4 vitesh i kam thënë zgjidh cilin do sistem që të duhet. Ky sistem ka një gjë të mrekullueshëm dhe është përfaqësimi rajonal, sepse më përpara përfaqësoheshin vetëm me deputetin që merrte më shumë, sot ka deputetë të PS nga Kukësi. Disa gjera nuk mund t’i bëjë siç i teket z. Rama.

 

Listat e hapura?

Është e pamundur. Mendoj se lista duhet të hartohet me frymë demokratike, por mendoj se nuk mund të jetë në të hapura sepse nuk i shërben vendit. Nuk u jepet hapësirë parellinjve dhe të fortit, nuk është e nevojshme ta kenë këtë hapësirë as të fortët dhe as ata më me para

 

Votimi elektronik?

Rama e vendosi si njësi në asamblenë e fundit dhe më pas iu desh një javë për të mbledh votat. Nuk e di se si mund ta pranojë këtë gjë.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit