Fjala e kryeministrit Berisha ne seancen e djeshme te Kuvendit ishte perqendruar vetem tek zgjedhjet e 8 majit per bashkine e Tiranes. Ne nje fjalim te gjate dhe ofensiv, kreu i qeverise sulmoi opoziten dhe kreun e saj Edi Rama se u veteshpall fitues ne nje kohe kur ende nuk kishte perfunduar numerimi i te gjitha votave te hedhura nga qytetaret ne kuti. I gjithe fjalimi i Berishes ishte ne mbeshtetje te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, i cili, sipas tij, beri ate qe duhej duke numeruar votat e hedhura ne kutite e gabuara. Zoterinj deputete, ne boten e qyteteruar, ka nje kriter per qendrimin ndaj votes dhe ky kriter thote se vlefshmeria e votes percaktohet nga shprehja e qarte e qellimit te zgjedhesit.
Aty, ku zgjedhesi ka shprehur qarte preferencen e tij, askush nuk mund te vere ne diskutim vlefshmerine e saj,- tha ai duke shtuar se leximi i vullnetit te votuesve eshte nje kriter i pergjithshem i vendeve te civilizuara.
***
Ne fjalen e tij pro numerimit te fleteve te votimit te hedhura ne kutite e gabuara, Berisha permendi edhe ngaterrimin e kutise sipas tij qe beri edhe Presidenti i Republikes, Bamir Topi. Sipas tij, nuk mund te lihej pa u numeruar vota e Presidentit edhe pse e hedhur ne kutine e gabuar. Ndodhi qe Presidenti i Republikes votoi ne nje kuti te gabuar, por cfare do te thoshin qytetaret shqiptare, ne qofte se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do te hapte kutine per te numeruar voten e tij.
Ata do te thoshin se, kur keta nuk cajne koken per voten e Presidentit, cfare na mbetet neve. Çfare do te thoshte bota, kur do te shihte se ketu nuk numerohet vota e Presidentit? Keta jane bizare, do te thoshte. A nuk do te krijohej nje Dushk i dyte, per te cilen u beme te famshem ne te gjithe Europen? A nuk do te beheshim te famshem edhe per ate qe quhet heqje te drejte te votave te hedhura,- tha Berisha.