Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha – Luksic, asnje fjale per shqiptaret e Malit te Zi

Publikuar me : 26.01.2012 Ne : Politike - 98 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli



Mali i Zi dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshjen  “Për përcaktimin e pikës së përbashkët të kalimit kufitar “Zatrijebacka Cijevna – Grabon” dhe për pikën e kalimit kufitar “Cerem – Vranica”.  Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp mes Kryeministrit të Malit të Zi Igor Luksiç dhe ati të Shqipërisë Sali Berisha, dy krerët e qeverive të dy vendeve thanë se do të intensifikojnë marrëdhëniet në interes të përbashkët.

Në fjalën e tij Berisha foli për turizmin dhe pasuritë natyrore të dy vendeve ndërsa asnjë fjalë prej tij nuk doli për komunitetin shqiptar në Mal të Zi.

Por edhe sa i takon turizmit ai i pyetur nga gazetarët nëse qeveria shqiptare i qëndron ende idesë për ndërtimin e një centrali bërthamor në Shkodër, Berisha është përgjigjur se projekti është “në pritje” deri sa shkenca të zgjidhë të gjitha problemet dhe rreziqet e lidhura me përdorimin e kësaj teknologjie.

Ndër lidhur me çështjen e minoriteteve, Berisha ka deklaruar se “interesi kombëtar i shqiptarëve është integrimit në BE”. Kjo sipas kryeministrit shqiptar i jep edhe fund zgjidhjes së problemit të shqiptarëve jashtë kufirit.

“Bashkimi Evropian ka faktuar se është një komunitet apo është një rend, i cili bazohet, para së gjithash dhe mbi të gjitha, në liritë dhe të drejtat e individit, në respektim të të gjitha diversiteteve dhe sensitiviteteve në hapësirën e tij. Në këtë kontekst, gjithnjë e më shumë ideali kombëtar bëhet ose barazohet me idealin evropian”, tha Berisha.

Nga ana e tij Luksiç tha se qeveria e Malit të Zi është përkushtuar në plotësimin e standardeve. Ai foli për kërkesën e Tuzit për tu bërë komunë por nuk përmendi aspak ligjin që ndalon mbajtjen e flamujve të tjerë pa leje.

“Kërkesën e qytetarëve të Tuzit për t’u bërë një komunë e plotë dhe jo një komunë urbane, asnjëherë nuk e kemi trajtuar si një çështje jolegjitime. Përkundrazi, mendoj se këtë çështje edhe më shumë e kemi kristalizuar me ligjin e ri mbi organizimin territorial që është miratuar në Parlament”, tha Luksiç.

Mali i Zi është vend që aspiron të bëhet pjesë e NATO-s dhe ai tregojë kujdes në këtë pikë duke marrë parasysh se Shqipëria është vend anëtar e kësaj aleance dhe çdo veto e saj mund të bëhet pengesë për anëtarësim.

 

 

*    *    *

Si rallë ndonjëherë, kryeministri Sali Berisha ka lënë në “zbrazëti” hapësirën mediatike në dy ditët e fundit. Ai ka gjithmonë një arsye për t’u shfaqur për këtë herë nuk e ka bërë. “Heshtja” ka pllakosur pas lëshimit të tre urdhër-arresteve nga ana e Gjykatës së Apelit për dy ish-kreun e Gardës së Republikës, shoferin e tij dhe shefin e IT-së në kryeministri.

Pak orë para lëshimit të këtyre urdhrave, Berisha kishte deklaruar në një intervistë me Alfred Pezën se kryeministria nuk kishte kamera të cilësisë së lartë dhe se nuk kishin pamje për “21 janarin”.

Këtë e përgënjeshtroi ekspertiza e FBI-së, në momentin që njoftojë se nga kryeministria ishin fshirë pamjet e regjistruara nga 11 kamera të cilësisë së lartë.

Sot, në një njoftim për shtyp thuhet se Berisha është nisur në një vizitë njëditore në Mal të Zi, me ftesë të homologut Igor Luksiç.Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, Berisha do të takohet me Luksiç, me të cilin do të zhvillojë një takim tetë-a-tetë. Berisha do të takohet gjithashtu me Presidentin e Filip Vujanoviç dhe me zv.kryetarin e Parlamentit Zeljko Sturanoviç.

Gjithashtu, kryeministri Berisha do të takohet dhe me kryetarin e PDS-së së Malit të Zi, ish-kryeminstrin Milo Djukanoviç.Ky i fundit e nxorri “zbuluar” në një intervistë për Ilva Taren për thyerjen e embargos gjatë luftës së Serbisë në Kosovë.

Në këtë vizitë Berisha do të takohet edhe me përfaqësues të partive shqiptare, si  Mehmet Bardhi kryetar i Lidhjes Demokratike, Vasil Sinishtaj i Koalicionit Shqiptar Perspektiva, Genci Nimanbegu i FORCA dhe Mehmet Zenka i Unionit Demokratik Shqiptar.Në fund ai do të takohet me kryetarin e Komunës së Tuzit Nikola Gegaj dhe atë të Ulqinit Nazif Cungu.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit