Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha mbledh qeverine per porosite e BE-se

Publikuar me : 13.01.2011 Ne : Politike - 159 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kryeministri mblodhi dje Komitetin Nderministror te Integrimit per te caktuar prioritetet per 2011-en


TIRANE - Kryeministri Berisha mblodhi dje Komitetin Nderministror per Integrimin, ku u analizua realizimi i masave te parashikuara ne Progres Raportin e KE-se per vitin 2009 dhe detyrimet e parashikuara ne Planin Kombetar per Zbatimin e MSA-se per vitin 2010. Kreu i qeverise deklaroi se stadi aktual kerkon qe analizat e tjera te behen mbi bazen e kapitujve te Acquive dhe kjo te jete hera e fundit qe trajtohet ne kete menyre, pasi procesi merr nje karakter tjeter analize.


Edhe pse shefi i qeverise pranoi veshtiresite e krijuara nga mungesa e votave ne parlament per te kaluar ligjet me 84 vota, sipas tij, realizimet ne proces duhet te shpejtohet ne cdo hap. Kjo shumice aktualisht nuk ka 3/5 ne Parlament, por eshte shumice dhe mbi kete baze mund te ndermarre cdo vendim, cdo ligj te thjeshte, per te plotesuar e per tiu afruar sa me shume standardit, - deklaroi Berisha.


Ne fjalen e tij kryeministri u ndal tek rekomandimet per reformen e sistemit gjyqesor duke e cilesuar ate jashtezakonisht e rendesishme; per imunitetin e deputeteve, per te cilin u shpreh se Parlamenti do te zbatoje modelin gjerman. Ky ndryshim mund te inkuadrohet ne rregulloren e Parlamentit dhe ti jepet vlere ligjore deklarates personale te deputetit, theksoi Berisha.


Ndersa Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu beri nje paraqitje te realizimit ne total, si dhe nga cdo institucion, te detyrimeve ku nga 935 masave (iniciativa dhe aktivitete) nuk jane realizuar 8 perqind e totalit.


Ministrja sqaroi se keto masa kane te bejne edhe me ligje qe kerkojne shumice te cilesuar ne Parlament. Gjate mbledhjes Ministrja Bregu kerkoi nga institucionet percaktimin e nje kalendar konkret kohor per ndjekjen e detyrimeve qe vijne nga analiza e opinionit te vitit 2010 dhe per plotesimin e atyre qe jane cilesuar 12 kritere te reja. Ne perfundim te diskutimeve, Kryeministri kerkoi qe 12 objektivat kryesore te jene udherrefyes per secilen ministri, qe detyrimet te permbushen para muajit maj.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit