Berisha- ministrave Faleminderit qe nuk lejuat qe Shqiperia te prekej nga kriza
Publikuar me : 29.12.2011 Ne :
Politike - 70 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryeministri i vendin Sali Berisha ka zhvilluar një takim festiv me ministrat me rastin e festës së vitit të ri ka shprehur falënderim ndaj tyre për reformat e suksesshme të ndërmarra prej tyre. Kreu i qeverisë ia ka ftuar anëtarët e kabinetit qeveritar që të vazhdojnë përpjekjet për realizimin e projektit “Shqipëria vend i zhvilluar”.
“Falënderim e mirënjohje për kontributin tuja, të bashkëpunëtorëve dhe ekipeve tuaja, në procesin e reformave të gjithanshme të ndërmarra gjatë këtij viti. Reforma, të cilat kanë bërë të mundur që ky vend i vogël, me një ekonomi jo të rëndësishme krahasuar me vendet e mëdha të zhvilluara, në një kohë të krizës më të thella që Europa ka njohur të performojë, të funksionojë normalisht, të mos njohë krizën dhe të realizojë me ambicie të gjitha objektivat e parashikuara në programin e saj”, tha Berisha.
Sipas kreut të qeverisë këtë vit janë ndërmarrë reformat më të rëndësishme në të gjitha fushata. Si dy proceset më të rëndësishme të vendit ai përmendin zgjedhjet lokale dhe censusin.
Berisha më tej ka shtuar se qeveria ka mbajtur edhe premtimet kryesore që ishin rritje e pagave dhe pensioneve si edhe ka realizuar projekte të mëdha infrastrukturore. Gjithashtu ai tha se arritje të rëndësishme janë shënuar në shëndetësi, arsim dhe mjedis.
Fakt interesant është se ky është vitit i gjashtë që Berisha troket gotën me 6 ministra, të cilët kanë qenë vazhdimisht pjesë e kabinetit. Edhe pse Berisha ka deklaruar vazhdimisht se çdo deputet i PD-së duhet të aspirojë për tu bërë ministër, Bregu, Nishani, Bode, Olldashi, Ruli dhe Pollo për gjashtë vite kanë pasur të siguruar një karrige në qeveri duke mos lënë “hapësirë”.
Redaksia OnLine
Florenc Stafa