Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha, nafte Serbise nen embargo. Flet Gjukanovic Me cmim te kripur

Publikuar me : 05.01.2012 Ne : Politike - 73 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Për herë të parë për një media shqiptare lideri i Malit të Zi Milo Gjukanovic, politikani që ka dominuar jetën politike të këtyre 20 viteve të fundit në Ballkan vjen me një intervistë ekskluzive në Tonight Ilva Tare në RTV Ora Neës. Gazetarja Tare nis sezonin e ri të emisionit të saj të Premten më 6 Janar me një nga bisedat, që sic thotë ajo ka dashur prej vitesh ta zhvillojë me një politikan kaq intrigues si Milo Gjukanovic.

I konsideruar si heroi i malazezëve Gjukanoviçi u dorëhoq një vit më parë pak orë pas Malit të Zi iu dha statusi i vendit kandidat për anëtar të BE dhe dilemat për rikthimin e tij në qeveri apo presidencë nuk janë shuar prej atij momenti. Ilva Tare e ka pyetur Gjukanoviç për të ardhmen e tij në politikë dhe ai është përgjigjur se jeta e ka mësuar që kurrë të mos thotë kurrë

Pjesë e shkëputur nga intervista  e gazetares Ilva Tare me Milo Gjukanovic

…..

Në Shqipëri janë botuar pjesë nga libri i ish-presidentit malazez Bulatovic. Në keto kujtime ai bën publik takimin që ka bërë me presidentin e asaj kohe Berisha dhe me kryeministrin aktual në vitin 1993.. Behet fjalë për marrëveshjen për të shkelur embargon e naftës ndaj ish-Jugosllavisë nga OKB në kohën kur Milloshevic vazhdonte masakrat në Bosnje, në Kroaci dhe në Kosovë. A keni dijeni për një marrëveshje me Berishën në 15 Shtator të vitit 1993 që të shkelej embargoja?

Gjukanovic: Ajo që me siguri mund t’ju dëshmoj është që këto sanksione të  organizatës së OKB-s ndaj Jugosllavisë ishin ndoshta më rigorozet ndaj ndonjë vendi.. Gjithkush që atëherë ka pasur postin e Kryeministrit…. Në rendin e ditës në seancat qeveritare ishin të shpeshta diskutimet se si do t’u siguronim qytetarëve gjërat elementare, miellin, vajin , sheqerin pra ushqimet elementare për jetën. Nuk është shumë larg ajo kohë, nuk ka as 20 vjet. Ndoshta juve nuk ju duket reale kur flasim sot për anëtarësim europian por fatkeqësisht ky ishte realiteti dhe ishte shumë vështirë që të sigurohej funksionimi i sistemit.. (…) Nëse pajtoheshim, kishim nenshkruar ndëshkimin me vdekje për qytetarët.. Pra ne kemi provuar që në cdo menyrë të siguronim jetesën. Dikush nga perspektiva e sotme do të provoj që të gjykojë, se a ishim ne të disiplinuar apo jo ndaj atij ndëshkimi me vdekje që na kishin berë? Mendoj se kemi bërë atë që do të bente cdo qeveri e përgjegjshme…

Tare: Mund të behej marrëveshje midis palëve? Arrihej të thyhej embargoja? Mendoni që mund të kishte hyrje të naftës pa pasur një marrëveshje midis dy krerëve të shteteve?

Gjukanovic: Shumë gjera që kanë funksionuar në atë kohë nuk ishin të mbuluara me ndonjë nënshkrim në dokumentat zyrtare.. Thjesht jeta ka funksionuar me rregullat e saj.. Ne kemi patur komunikim me vendet fqinje, kishim mirëkuptimin e fqinjëve tanë. Kishin dhe interesa aty dhe në atë kohë kishte tregti. Ai që na i ka dhënë ato karburante nuk e ka berë falas. Ato karburante jane shitur me cmime më të larta sesa në kushte normale. Pra kishte dhe interesa aty. Por para së gjithash ishte ai mirëkuptimi, solidariteti dhe gatishmëria që të ndihmoheshin fqinjët të jetojnë në një kohë të veshtirë….

(vazhdon nesër)

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit