Publikuar me : 27.12.2011 Ne :
Politike - 99 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, znj. Liri Berisha kanë marrë pjesë në një ceremoni të organizuar me rastin e festive të fundvitit me fëmijë të komunitetin rom. Ata u ndanë fëmijëve dhurata dhe u uruan një vit të mbarë e të gëzuar, ashtu siç ata e meritojnë. Kreu i qeverisë është shprehur se qeveria e drejtuar prej tij do të bëjë gjithçka që t’u krijojë atyre kushte më të mira.
“Dua t’ju siguroj se do përpiqemi bashkërisht me prindërit tuaj, me komunitetet tuaja, që ta bëjmë gjithnjë e më të mirë jetën tuaj. Ndaj dhe ne do të bëjmë gjithçka për kushte më të mira për ju, do bëjmë gjithçka që ju të keni një të ardhme tjetër, ashtu siç e meritoni, ndryshe nga prindërit tuaj. Edhe një herë, ju përqafoj dhe ju uroj gëzuar Vitin e Ri”, u shpreh Berisha para fëmijëve.