Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha Nderkombetaret qe mbeshteten Ramen nuk e duan Shqiperine

Publikuar me : 17.10.2011 Ne : Politike - 82 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli



Kreu i maxhorancës përsëriti sërish sot akuzat ndaj liderit të opozitës për bllokim të procesit të integrimit. Berisha u shpreh se pavarësisht ofertave, “Rama e shprehu se bojkoti e realizoi qëllimin. Ai ka përzgjedhur dëmtimin e interesave të çdo qytetari, njësoj si me vizat, për të ardhur në pushtet më shpejt”.

Duke u ndalur në përpjekjet e  komunitetit ndërkombëtar për t’i shtyrë palët drejt dialogut, Berisha u shpreh se ata që kanë mbështetur opozitën nuk e duan Shqipërinë.  “Komuniteti ndërkombëtar ka bërë përpjekje. Ka pasur nga ata që e kanë bërë për të ndihmuar Shqipërinë. Ka pasur edhe nga ata që kanë dashur ta ndihmojnë Ramën, sepse për fat të keq ka nga ata që nuk e duan këtë vend. Rezultati i tyre është dëshpërues sepse në fakt ata ndihmuan Sali Berishën dhe partinë e tij. Rama shqiptoi në dy vjet 2 milionë herë kërkesën “hap kutitë” dhe çfarë ndodhi? PS u fut vetë në kuti. I kushtoi 141 mijë vota më pak në zgjedhjet e 8 majit dhe disfatën personale në kryeqytet”, tha Berisha.

Në lidhje me reformat, Berisha ripërsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm. “E kam shprehur në Parlament, ajo çka mund t’u them është që jemi të gatshëm dhe të vendosur të shohim para, të ulemi me opozitën, të trajtojmë në mënyrën më serioze problemet e reformave. Ne i qëndrojmë plotësisht propozimit tonë të mëparshëm. Në rast se opozita kërkon që me ekspertët e saj të hartojë amendamente në përputhje me OSBE-ODIHR-in, ne pranojmë pa kushte. Nëse Rama kërkon ngritjen e një tryeze, ne jemi të gatshëm që në prani të ekspertëve të Komisionit të Venecias dhe ODIHR-in të ngremë komisionin. Zoti Rama nuk do, ai propozon një skemë primitive. E them këtë sepse propozon të ulemi në tryezë, por kur të dojë ai të shkojë e të bëjë shoping në institucione të tjera. Ai e bën këtë sepse vetëm reforma zgjedhore nuk i intereson. Rregullore sui generis nuk mund të kemi”, u shpreh Berisha.

 

Berisha: Buxheti i vitit të ardhshëm ruan fytyrën njerëzore të qeverisë  

“Buxheti i vitit 2012 do të jetë buxhëeti më i madh në historinë e vendit, si vendosmëri e maxhorancës për të ruajtur fytyrën e saj njerëzore, por kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë shkurtime të shpenzimeve buxhetore”, tha kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të deputetëve të PD-së.

Pavarësisht refuzimit të disa ditëve më parë të statusit të vendit kandidat për në BE, Berisha shprehet se Shqipëria në mënyrë konstante po shkon drejt arritjes së standardeve të vendeve të zhvilluara evropiane.

“E vërteta është se në mënyrë konstante ne shkojmë drejt arritjes së standardeve të vendeve të zhvilluara. Buxheti do të mbështesë të gjitha reformat sociale, përfundimin e të gjitha akseve rrugore. Në këtë buxhet do të ketë përparësi rritja e rrogave dhe pensioneve. Pavarësisht krizës së thellë, buxheti do t’ia dalë të ruajë stabilitetin makroekonomik”, tha Berisha.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit