Publikuar me : 05.10.2011 Ne :
Politike - 82 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Mosha dixhitale ka qenë sërish tema kryesore e mbledhjes së sotme të qeverisë. Kryeministri Berisha tha se janë në zbatim e sipër 125 projekte që kanë të bëjnë me moshën dixhitale, të cilat duhet të finalizohen me çdo kusht brenda vitit 2012.
“Nuk ka asgjë më shumë që mund të bëjmë ne sesa Shqipërinë dixhitale në 100-vjetorin e pavarësisë së saj, Shqipërinë transparente, më të shpejtë, Shqipërinë e imagjinatës më të zhvilluar. Rishqyrtoni të gjitha këto projekte në përputhje me buxhetin. Çdo projekt që ka të bëjë me moshën dixhitale do të jetë i pari i krahasur me të gjithë të tjerat”, tha Berisha.
Sipas tij, “po bëhet gjithçka që tregu i 3G të bëhet sa më konkurrues. E vërteta është se asgjë nuk e ndryshon jetën e njeriut më shumë se sa mosha dixhitale. Asgjë asnjë mjet nuk mund t’u ofrojë qytetarëve shërbimet më trasparente. Kjo është leva e Arkimedit për të luftuar korrupsionin. Ne u bëmë ndër vendet e para me pranimet në universitet të bazuara në procedurat dixhitale, duke e bërë zero korrupsionin. U bëmë vendi i parë me prokurime elektronike 100 perqind.”
Ai shtoi se interneti duhet të jetë i panishëm në çdo zyrë që u shërben qytetarëve. Për këtë, ai theksoi se duhet inkurajuar përdorimi më i mirë i nternetit nga punonjësit e administratës.