Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Politike - 26 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryeministri Sali Berisha është nisur ditën e sotme për një vizitë në Francë, ku do të marrë pjesë në punimet e Kongresit të XX- të PPE-së, i cili do të zhvillohet në Marsejë, në datat 7 dhe 8 dhjetor.
Më tej, në datën 9 dhjetor, kryeministri do të mbajë një takim me kryeministrin fracez z.Francoise Fillon.
Kongresi XX-të i PPE-së do të diskutojë mbi situatën ekonomike në Evropë dhe çështjen e një forcimi politik dhe integrimi të mëtejshëm ekonomik, fiskal e social, si një përgjigje ndaj krizës ekonomike në eurozonë.
Ndërkaq, gjatë ditës së dytë të Kongresit, kryeministri Berisha do të marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të shteteve dhe kryeministrave të PPE-së, që i paraprin mbledhjes së Këshillit Evropian.